E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeket e shkollave Inspektim plazheve per dy muaj

80 mjekë dhe infermierë të shkollave këtë verë nuk do të pushojnë dy muaj. Kjo masë merret për herë të parë nga Autoriteti Shëndetësor Rajonal në një takim të posacëm me ta. Ata do të shërbejnë pranë Drejtorive të Shëndetit Publik me qëllim përforcimin e grupeve të punës për të inspektuar kryesisht cilësinë ushqimore dhe kushtet higjeno-sanitare në pishina dhe plazhe.

“Që gjatë këtij sezoni veror, bazuar edhe në porositë e ministrit të Shëndetësisë të vihen në dispozicion të Drejtorisë së Shëndetit Publik të gjithë mjekët dhe infermierët e shkollave duke u shkëputur nga tradita e pushimeve të gjata verore të mjekëve të shkollave. Ata tashmë do të jenë sëbashku me punonjësit e Drejtorisë së Shendetit Publik dhe Inspektorët sanitarë shtetërorë për tu dhënë garanci gjithë qytetarëve përsa i përket kontrollove higjeno- sanitare në të gjitha baret, restorantet dhe njësitë e tjera të shërbimit”- tha drejtori i Shëndetit Publik, Mëhill Gecaj.

 Ky personel shëndetësor do të shoqërojë gjatë cdo kontrolli, inspektorët sanitarë për të verifikuar cdo shkelje, por dhe mund të propozojnë masa, të cilat do ti hartojnë më pas punonjësit e Drejtorive të Shëndetit Publik.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›