E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shteterore vitin tjeter provimet ne universitete

Do të rikthehen sërisht sallat e mëdha për zhvillimin e provimeve të maturës. Ky propozim I cili pritet të zbatohet vitin e ardhëshëm , vjen pas rasteve që janë evidentuar për mos adminsitrim të mirë  dhe korrekt gjatë  zhvillimit të testeve  për të shamngur kopjet, por  edhe për faktin se numri I maturantëve është gjithnjë e në rritje dhe  klasave ju mungojnë kapacitet , pasi nxënësit duhet të vendosen në 1 metër e gjysëm distancë nga njëri- tjetri.

“I vetmi difekt , e metë apo pasaktësi në maturën shtetërore është  administrimi. Gjetja e sallave të mëdhaja të universiteteve për të organizuar dhe menaxhuar më mirë provimin. Ka njerëz  që edhe tentojnë të kopjojnë, edhe krijojnë shqetësime edhe për vete, edhe për nxënësit e tjerë, por edhe për ne”- thotë drejtori i Arsimit Parauniversitar, Fatmir Vejsiu.

Ndërkaq autoritetet e arsimit kanë njoftuar edhe fillimin e vitit të ri shkollor për sistemin parauniversitar.  Ai do të fillojë në 12 shtator  dhe gjatë  tij do të ketë dy periudha pushimesh .

“Për arsimin bazë dhe arsimin e mesëm dita e parë e shkollës do të jetë 12 shtatori. Arsimi bazë ka 35 javë dhe do të përfundojë më datën 6 qershor. Provimet e lirimit do të jenë në periudhën 7-22 qershor” – tha Vejsiu.

 Edhe maturantët vitin e ardhshëm do t’i fillojnë provimet një javë më parë krahasuar me këtë vit. Testi i letërsisë do të jetë në 23 maj ndërsa ato me zgjedhje në 30 qershor.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›