E Shtunë, 31 Tetor 2026

Psikiatret per perdhunuesit Shkak frustrimet dhe niveli i ulet

Psikiatrit kanë një tjetër këndvështrim për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në Devoll të Korçës dhe fenomenin e lidhin me disa shkatarë, ku koficienti i ulët intelektual dhe frustrimet emocionale janë më kryesorët. Psikiatri për çështjet e fëmijëve dhe adoleshentëve, Selami Deraj, për Albanian Screen sqaron se 12 vjecari duhet të trajtohet nga psikologë dhe psikiatër për të mos patur dëmtime të rënda të shëndetit mendor.

“Bëjnë veprime të tilla ata që mund të kenë nivelin intelektual të ulët, ata që kanë dobësi të mëdhaja emocionale, ata që kanë pasur mangësitë e tyre gjatë rritjes. Uria e madhe shpirtërore, hormonale e këtyre moshave, këta fëmijë nuk dinë sit a kapërcejnë dhe fillojnë bëjnë këto veprime. Pra në psiqikën e tyre ekziston mendimi për të bërë atë që sot quhet rëndom seks, por që shumë adoleshentë e bën shumë të gabuar”- thotë Deraj.

Deraj gjithashtu veprimet e djemve abuzues i lidh edhe me imitimin, tendencë kjo e adoleshentëve, të cilët shohin filma në mënyrë të pakontrolluar.  Po ai sqaron se dhe ata të dy duhet të marrin një trajtim special dhe jo të izolohen me të rriturit nëpër burgje, pasi fare lehtë edhe ata mund të kthehen në viktima të abuzimit. 

“Duhet kuptuar ç’është adoleshenti dhe si ai bën veprime ndonjëherë të papjekura dhe të papërgjegjshme dhe se si ai imiton. Sot imitohet në botë shumë. Fëmijë shumë të mirë imitojnë sjellje shumë të këqija. Pra imitimi është një pjesë. Në qoftëse në moshat fëminore imitimi është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit në këto mosha imitimi bëhet në të kundërtën e saj…. Ata duhet të përjetojnë gjendje të tjera. Ata duhen përkrahur psikologjikisht sepse ata mund të bëhen kontigjent nesër I abuzuesve”- shprehet Deraj.

Psikiatri Deraj thekson se fenomene të tilla mund të jenë më në masë, por stigma bën që vetë familjet e fëmijëve të fshehin ngjarje të këtij lloji pa kuptuar dëmin psikofizik që u shkaktohen të miturve.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›