Tirane rrembehet 33-vjecari Sajmir Shenjatari

Gjatë mbasdites së të premtes, pranë Profarmës në Tiranë, është marrë peng shtetasi Sajmir Shenjatari 33 vjeç, pronar i një eurollotoje dhe i disa furrave të bukës në kryeqytet.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të pengmarrësve të cilët, mësohet se janë larguar në drejtim të Dajtit. Ende nuk janë të qarta motivet e kësaj pengmarrje, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona dëshmitarë të kësaj ngjarjeje.
Uniformat blu mësohet se kanë rënë në kontakt me pengmarrësit, dhe po negociojnë për lirimin e pengut.