Turizmi kulturor asnje informacion per kalate ne Vlore
Vlora përvec vijës bregdetare ofron shumë edhe në turizmin kulturor por pak kush ka informacion për të. Kalaja e Kaninës, ajo e portopalermos dhe manastiri i Zvërnecit janë tre destinacionet kulturore të cilat mirëmbahen në vazhdimësi dhe janë të vizueshme në cdo stinë të vitit, por për reklamimin e tyre mbetet shumë për tu bërë.
Turistët dhe pushuesit që mbërrijne në Vlorë janë të përqëndruar në shfrytëzimin e bregdetit edhe për shkak të guidave turistike që nuk përfshijnë edhe turizmin kulturor.
“Puna jonë për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës lidhet edhe me pritjen që duhet tu bëjmë këtyre njerëzve. Duhet të kenë parasysh që të ndihmojnë turizmin, jo vetëm ne me monumente, por dhe ata që i presin. Hotelet dhe restorantet nuk duhet t’I kenë çmimet kaq të larta. Pra, sa më mirë t’I presim, sa më mirë t’I kemi monumentet për t’I vizituar, sa më shumë kushte të mira tu krijojmë turistëve aq më shumë do të vijnë. Këto janë detyra të përbashkëta”- tha drejtori i Monumenteve të Kulturës në Vlorë, Ymer Yzeiri.
Megjithatë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i turistëve në këto tre pika të vizitueshme ka shënuar rritje. Vlen të theksohet se frekuentuesit kryesorë të turizmit kulturor në Vlorë mbeten të huajt të cilët kërkojnë që në pak kohë të prekin sa më shumë të munden cdo gje shqiptare.
Festim Llanaj