E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Fitorja me e madhe, leximi i votes se cdo qytetari

Pak ore pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, qe la ne fuqi vendimin e KQZ-se per Tiranen, kandidati fitues Lulzim Basha deklaroi se fitorja me e madhe ne keto zgjedhje eshte leximi i cdo vote te qytetareve. Basha tha para mbeshtetesve te mbledhur ne seline e Partise Demokratike per te festuar fitoren se, pavaresisht vendimmarrjes se Kolegjit do te pritet vendimi i zyrtar i certifikimit te rezultatit. "Para pak oresh Kolegji Zgjedhor mori nje vendim te rendesishem duke lene ne fuqi vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te numeruar cdo vote. Ne pritje te certifikimit te rezultatit final dhe ne respekt te plote te tij, une dua te them vetem pak fjale: Sonte jam shume i lumtur sepse e gjithe fushata jone ka patur nje motiv: degjimin e zerit te qytetareve. Sepse askush nuk mund te drejtoje nese me pare nuk degjon zerin dhe problemet tuaja. Dhe e gjithe kjo beteje ka qene pikerisht per kete: Qe zeri juaj te degjohej", tha Basha gjate fjalimit te djeshem. Ai u shpreh se keto zgjedhje shenuan nje arritje te madhe per demokracine, duke u dhene mundesine te gjitheve qe te flasin dhe qe vullneti i tyre te lexohet. "Me vjen shume mire qe cdo vote u numerua ne rregull, sipas parimeve te demokracise, ligjit dhe Kushtetutes dhe me nje transparence te admirueshme te panjohur deri sot. Kjo eshte fitorja me e madhe", tha dje Basha. Ai u eshte drejtuar dhe simpatizanteve te Partise Demokratike qe ishin mbledhur para selise se PD-se per te festuar. Basha kerkoi nga ata qytetari dhe respekt ndaj institucioneve, deri ne certifikimin e rezultatit final. "Falenderoj te gjithe qytetaret, nese votuan per mua apo jo, per durimin dhe qytetarine me te cilen po presin perfundimin e ketij procesi. Duke respektuar te drejten tuaj legjitime per te festuar, ju bej thirrje qe te tregoni respekt te plote te institucioneve deri ne certifikimin final te ketij rezultati", tha Basha. Nderkohe qe festa e simpatizanteve te Partise Demokratike ka nisur rreth 30 minuta pas dhenies se vendimit nga Kolegji Zgjedhor. Qindra mbeshtetes te Partise Demokratike u mblodhen para selise se PS-se dhe kane festuar neper rruget e qytetit me flamujt e Partise Demokratike. Kandidati Basha, tashme i shpallur fitues ka mberritur ne seline e PD, se bashku me perfaqesues te larte te partise, rreth ores 22:00 ku dhe ka mbajtur fjalimin para mbeshtetesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›