E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Alternativa e konfliktit nuk gjeti mbeshtetje me 8 maj

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta i ka cilesuar zgjedhjet e 8 majit si nje proces qe u zhvillua me qytetari dhe me standarde evropiane. Ne takimet e zhvilluara dje me strukturat e LSI-se ne qytetin e Lezhes dhe Kukesit, kreu i LSI-se u shpreh se procesi zgjedhor u vleresua dhe nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "Besoj se te gjithe ndajme te njejtin mendim se zgjedhjet e 8 majit jane zgjedhjet me te mira dhe me te pastra sikurse u shpreh dhe Ndihmes Zevendes Sekretari per Evropen Juglindore i SHBA-ve, z. Kantrimen. Zgjedhjet treguan nivelin e larte qytetar dhe evropian te te gjithe qytetareve te vendit tone, ndersa per sa i takon procesit ne vazhdim te zgjedhjeve per kryetarin e bashkise se Tiranes, besoj se ky eshte nje proces teresisht normal, demokratik dhe ligjor", tha dje kreu i LSI-se. Ai i ka argumentuar debatet ne lidhje me rezultatin ne Tirane me faktin se kandidatet u ndane me nje diference te ngushte. Ndersa per vazhdimin e procesit, Meta u shpreh se ai eshte teresisht ligjor. Meta ka theksuar se procese te ngjashme kane ndodhur dhe ne SHBA gjate gares presidenciale te disa viteve me pare. "Ne rast se do te ishte nje diference me e madhe per cilindo kandidat natyrisht qe nuk do te ishte insistuar per te vleresuar ne menyre kaq transparente dhe rigoroze cdo vote. Duke qene nje rezultat i tille, i cili per here te pare ndodh ne vend, por ka ndodhur edhe ne vende te tjera sic eshte ne SHBA per garen per president. Demokracia ka zgjidhje edhe per keto raste dhe natyrisht kjo zgjidhje mbetet gjithnje ligjore", tha ai. Kreu i LSI-se ka hedhur poshte cdo skenar per zhvillime negative pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor. Ai shtoi se vota e qytetareve ne 8 maj ishte nje vote kunder presionit te institucioneve dhe se "alternativa e konfliktit nuk gjeti mbeshtetje me 8 maj" . Kreu i LSI-se, u shpreh se pas vendimit te Kolegjit nuk do te kete asnje zhvillim negativ ne vend. "Cilido qe te jete vendimi i Kolegjit, sepse Shqiperia ka Kushtetuten e saj, ka institucionet e saj kushtetuese per te zgjidhur cdo problem. Nuk eshte rruga e presionit ndaj institucioneve per te zgjidhur problemet dhe cdo paragjykim, absolutisht qe nuk ndihmon jo vetem kete proces solid e demokratik, por nuk ndihmon as ata ate cilet behen protagoniste te konflikteve, te presioneve sepse duket qarte qe kjo alternative nuk ka gjetur mbeshtetje me 8 maj",-tha ai. Duke folur per rendesine qe ka procesi i 8 majit per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian, Meta shtoi se procesi zgjedhor ishte nje arritje e standardeve evropiane. "8 maji ka qene nje dite e shkelqyer, arritje e standardeve evropiane te zgjedhjeve. Nuk besoj se ne vendet e tjera i bejne zgjedhjet me transparente se sa Shqiperia. Nese ka pasur zgjatje per shkak te zgjatjeve te numerimit, te gjithe jane te qarte se kjo ka ardhur per shkak te kerkeses per nje transparence maksimale",-tha ai.

Meta takon drejtuesit lokal te LSI-se

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim prej disa ditesh ka nisur takimet me drejtuesit lokal te kesaj force politike, per te analizuar rezultatin e tete majit. Pas takimeve ne qytetin e Shkodres, Meta ka qene dje ne qytetet e Kukesit dhe te Lezhes. Meta ka diskutuar me te zgjedhurit vendore te LSI-se dhe me elektoratin e kesaj force politike, per rezultatin e tete maji. Gjithashtu, ne keto takime eshte diskutuar dhe per forcimin e strukturave te kesaj force dhe arritjen e rezultateve me te mira ne sfidat e radhes elektorale. Pak dite me pare, kreu i LSI-se zhvilloi dhe mbledhjen me kreret e LSI-se ne rrethe ku u be nje analize paraprake e rezultatit te 8 majit. Ne rang kombetar, drejtuesit e Levizjes Socialiste per Integrim e kane cilesuar rezultatin si mjaft pozitiv. Kjo force politike ka marre rreth 120 mije vota ne gjithe vendin. Nderkohe qe ka fituar rreth 10 njesi bashkiake, duke perfshire bashki dhe komuna.

Kolegji

Kreu i LSI-se, Ilir Meta tha dje se pas vendimit te Kolegjit nuk do te kete asnje zhvillim negativ ne vend. "Cilido qe te jete vendimi i Kolegjit, sepse Shqiperia ka Kushtetuten e saj, ka institucionet e saj kushtetuese per te zgjidhur cdo problem. Nuk eshte rruga e presionit ndaj institucioneve per te zgjidhur problemet dhe cdo paragjykim, absolutisht qe nuk ndihmon jo vetem kete proces solid e demokratik, por nuk ndihmon as ata ate cilet behen protagoniste te konflikteve, te presioneve sepse duket qarte qe kjo alternative nuk ka gjetur mbeshtetje me 8 maj", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›