Kume: Basha e kkishte fituar garen ne Tirane
Numerimi i votave te qytetareve ne bashkine e Tiranes ka nxjerre fitues edhe moralisht kandidatin e mazhorances, Lulzim Basha. Ky eshte vleresimi qe ka dhene dje juristi Kristaq Kume, duke analizuar gjithe procesin ne kryeqytet. Ai u shpreh se vullneti i qyqareve i ka dhene mandatin kandidatit te mazhorances, nderkohe qe pjesa qe ka sjelle probleme eshte bllokimi i vullnetit te zgjedhesve me ane te procedurave teknike. "Qytetari ne bashkine e Tiranes e ka shprehur vullnetin dhe tashme dime se kush e ka marre vullnetin. Vullneti i qytetareve eshte shumimi i votave te vlefshme, pra jo vote ku duket qarte vullneti i zgjedhesve, pra ku lexohet qarte. Numerimi tregon se me shume ka marre z. Basha. Pjesa tjeter eshte procedure teknike. Per mua si qytetare ka shume rendesi fakti qe perse kjo pjese teknike procedurash ka kete ngarkese politike", tha dje Kume. Eksperti i ceshtjeve zgjedhore, Kristaq Kume tha ne raportet e hartuara per zgjedhjet, nderkombetaret kane sugjeruar marrjen e masave per problemet qe dilnin gjate numerimit te votave per te cilat kishte kontestime. Ai u shpreh se berja e reformes zgjedhore nga ana e partise politike do te kishte shmangur debatet e hapura muajin e fundit per numerimin e votave te hedhura ne kutine e gabuar. Ne nje interviste dhene per televizionin "ABC News", Kume u shpreh se keto sugjerime jane dhene nga OSBE/ODIHR. "Rekomandimet thone se duhet te rishikohet neni 123 i Kodit Zgjedhor qe flet per numerimin e votave", tha Kume. Duke folur per gjithe procesin, Kume e vleresoi ate si pozitiv, por ka theksuar se partite politike u moren me shume me luften politike dhe debatin e dites, sesa me permiresimin e Kodit Zgjedhor, gje qe do te shmangte dhe problemet qe shoqeruan keto zgjedhjet. "Kjo c'ka po ndodh ketu te ne shtron si kerkese shume te rendesishme sjelljen me te moderuar te forcave politike. Partite duhet te kene ne plan te pare interesin e zgjedhesve shqiptare", tha dje Kume. Nga ana tjeter, ai ka theksuar se vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, per numerimin e fleteve te votimit qe jane hedhur ne kutine e gabuar, ka qene i bazuar ne ligj dhe nje veprim i marre ne transparence te plote.