Basha: Heqja e vizave nuk do shtojë migrimin

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha deklaron se liberalizimi i vizave nuk do shtojë numrin e migrimit. "Tashmë është theksuar se heqja e vizave nuk lejon punësimin. Mendojmë se liberalizimi i vizave nuk do shtojë numrin e migrimit. Shqipëria ka përafruar politikat migratore me simotrat evropiane", tha ai.
Ministri pohoi se Shqipëria ka ndjekur politikat e duhura për migracionin. Sipas tij vendi ynë ka lëvizur në drejtimin e duhur për migracionin.
Basha nënvizoi se Shqipëria nuk konsiderohet më vend tranzit për trafikun e klandestinëve. "Masat drastike për mjetet lundruese kanë një peshë specifike, por së paku është arritur që ne të mos konsiderohemi më një vend tranzit", theksoi ai.
Basha shtoi është bërë një koordinim i plotë i aktiviteti për të huajt aktualisht në Shqipëri, apo atyre që duan të vijnë