Kukan: Shqipëria gati për heqjen e vizave

Eduard Kukan, kreu i delegacionit për Evropën Juglindore në Parlamentin Europian deklaron se Shqipëria është gati për heqjen e vizave pasi ka bërë shumë hapa përpara. Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të PE-së, edhe eurodeputeti Albertini ka theksuar se vendi ynë ka bërë progres për vizat. Tanja Fajon, komisionere në PE tha se progresi i Shqipërisë është i dukshëm.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian se Shqipëria ka bërë progres të madh në liberalizimin e vizave.
Ai deklaroi se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën dhe të fillojë hetimin e zgjedhjeve. Ministri Meta ka theksuar se progresi në luftën kundër krimit është në rritje.