Basha: Hetimi brenda ligjit
Partia Demokratike është e gatshme t'i ofroje gjithçka opozitës brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues, madje edhe shumicën ne Komisionin Hetimor te zgjedhjeve, edhe pse ajo i përket mazhorances. Një fakt i tille pranohet nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Duke folur për Vizion Plus, ne fund te vizitës ne Bruksel dhe Rome, Basha rikonfirmon edhe njëherë gatishmërinë e mazhorances për te gjetur një zgjidhje. Situata politike ende pa zgjidhje ne Shqipëri është cilësuar një pengese e madhe për integrimin edhe nga ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, pas takimit te tij ne Rome me ministrin Basha. "Vazhdoj te shpresoj se te gjitha partitë politike, mazhoranca dhe opozita do te tregohen te përgjegjshme. Pasi çdo lloj pengese qe ato vendosin ne rrugën e kthimit ne normalitet ne jetës politike, është një pengese ne rrugën europiane te Shqipërisë. Kjo është negative për shqiptaret. Këtu nuk behet fjale për një duel fuqie, ku njëra parti fiton terren ndaj tjetrës, pasi ne këtë rast është ne loje perspektiva europiane e Shqipërisë. Ka ardhur koha qe interesi kombëtar te vihet mbi përfitimet politike." I pyetur nëse do te jete ai kandidati i mazhorances për Tiranen, ministri Basha nuk e ka mohuar një gjë te tille.