Meta në Serbi: Duhet pajtim i madh në rajon
Zv/kryeministri Ilir Meta nga Serbia ku është ftuar nga presidenti Boris Tadiç ka deklaruar se dy vendet duhet te lënë pas te shkuarën dhe te punojnë për ardhmen europiane. Meta, njëkohësisht ministër i ekonomisë dhe energjitikes ne vend, duke folur ne kongresin e partisë Demokratike serbe, ka shtuar se e kaluara nuk mund te ndale te ardhmen e pajtimit te madh te rajonit te Ballkanit. "Trashëgimia e së kaluarës, nuk mund të na ndalë të qenurit kurajoz për të përqafuar një të ardhme tjetër: Një të ardhme që nuk ka luftëra dhe gjakderdhje, një të ardhme që i jep shpresë të gjithëve se kontributi i çdo gjenerate do të trashëgohet dhe pasurohet nga gjeneratat që do të vijnë; Një të ardhme ku ai apo ajo duhet të respektohet për çfarë ata përfaqësojnë pavarësisht etnicitetit, përqindjes demografike, gjuhës apo fesë" eshte shprehur Ilir Meta. Më tej Meta ka përcjellë mesazhin se ky bashkëpunim tashme ka filluar. "Ne duhet të luftojmë që e 'mira' të mbizotërojë ndaj së 'keqes'. Kjo është tendenca e realiteteve të reja. Kjo është gjithashtu një nevoje për të prezantuar një imazh të ri dhe të vërtetë të asaj që ne përfaqësojmë në botë: atë të një Ballkani të europianizuar. Të gjithë kombet tona dhe qytetarët tanë, të ndarë në shumë shtete, duhet të bëjnë një zgjedhje: të bashkohen së bashku në Bruksel. Le të vazhdojmë të punojmë për këtë objektiv madhor" - ka thënë Meta.