Berisha: Rama u tërhoq nga transparenca
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita është tërhequr nga hetimi parlamentar i zgjedhjeve te kaluara, pasi u be publik rezultati i investigimit te prokurorisë se Shkodres. Ne mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, kreu i mazhorances tha prere se nuk do te pranohet asnjë kërkesë me objekt hetimi qe sipas tij bie ndesh me kushtetutën. Madje kreu i qeverise shkoi deri ne akuza personale për liderin socialist, qe sipas Berishës ka nevoje për trajtim mjekësor. Duke i vlerësuar zgjedhjet e fundit si me korrektet mbajtur ndonjëherë, kryeministri Berisha tha se zoti Rama mashtroi gjithë popullin opozitar me qëndrimet radikale qe mbajti për 1 vit e gjysme. Ne fund te mbledhjes, shefi i ekzekutivit përsëriti ftesën për te majtët, te kushtëzuar sipas tij vetëm nga formati ligjor i kërkesës për hetim.