PD refuzon komisionin hetimor te zgjedhjeve
Nuk arrihet marrëveshja për te dale me një raport te vetëm mbi ngritjen e komisionit hetimor te zgjedhjeve te 28 qershorit. Anëtarët demokrate ne Komisionin e ligjeve, qe po shqyrtojnë këtë kërkesë, miratuan te vetëm një relacion plot vërejtje ndaj projekt vendimit te opozitës, qe ne thelb kërkon hetim te materialeve zgjedhore pa fletët e votimit. Pas kundërshtimeve te mazhorances, opozita u largua nga mbledhja. Me herët, ne nisjen e mbledhjes, deputeti i PS Fatmir Xhafa prezantoi draftin për hetimin e zgjedhjeve, sipas tij, ne përputhje me ligjin themelor te shtetit dhe te panegociueshem. Por relatori demokrat Viktor Gumi tha se projektvendimi i PS-së nuk jep fakte por vetëm dyshime. Sipas tij, nëse miratohet ky draft, atëherë shkelet neni 77 pika 2 e Kushtetutës. Sipas te majtëve, propozimi i demokrateve ne thelb është përpjekja e radhës për te dështuar hetimin elektoral. Deputeti Pandeli Majko tha se shumica ne komisionin e ligjeve po mban qëndrim te kundërt, nga ai i kryeministrit Berisha. Seancës se te enjtes do ti dërgohet për miratim relacioni i shumicës, qe i kërkon opozitës te përcaktoje një objekt tjetër hetimi. Madje mazhoranca përmes relacionit nuk është dakord as me faktin qe te majtët te kenë shumicën ne komisionin hetimor, një koncesion i ofruar publikisht nga kryeministri Berisha.