E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha "hetoi" trafikun e organeve

Lulzim Basha, prej dy mandatesh ministër ne qeverinë Berisha, akuzohet te jete bashkëpunëtori i vetëm i hetuesve te huaj qe pretendojnë se ne Kosovë e Shqipëri ka pasur trafik organesh. Ne shtypin e ditës ne vend është botuar një interviste e plote qe Jose Pablo Baraybar, antropolog mjekoligjor, prej 20 vitesh ekspert i OKB-se i ka dhënë një prej mediave me te rëndësishme zvicerane "Le Temp". Këtë interviste eksperti qe ka hetuar krimet e luftës dhe gjenocidin ne gjithë boten, përfshirë dhe Kosovën, tregon se si ka hyre ne Shqipëri i shoqëruar nga Lulzim Basha, i cili ne atë kohe punonte si mbledhës te dhënash për gjykatën penale ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Ne këtë interviste, qe është botuar e plote nga gazetat "Tema" dhe "Shekulli" eksperti tregon perse i është nevojitur ndihma e Bashes, për te hetuar informacionet qe kishin marre nëpërmjet një dosje ku flitej per trafik organesh. Dhe çfarë keni bërë me atë dosje? "Problemi i madh ishte se UNMIK-u nuk ka juridiksion mbi Shqipërinë. Pra nuk kishim mundësi për të bërë një kërkesë zyrtare. Në një përpjekje për të verifikuar disa të dhëna në dosje, e kam kaluar kufirin si një turist në një makinë të pashënuar. Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha, dhe ai ka punuar si mbledhës të dhënash përmes përkthimit për Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish- Jugosllavinë (ICTY). Më vonë ai u bë Ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe unë e kam dëgjuar vitin e kaluar të deklarojë se kjo histori e organeve është asgjë. Tani unë po them çfarë ai ka thënë. Ai ishte me mua. Ai ka regjistruar dëshmitë bashkë me mua. Ai kishte dosjen". A ka qenë ky udhët i suksesshëm? Jo. Ne iu jemi prezantuar njerëzve si inxhinierë për të ndërtuar një rrugë. Gjatë bisedave kemi bërë dhe pyetje në lidhje me kampet e UÇK-së. Qëllimi ynë kryesor ishte varreza në Bicaj, në jug të Kukësit, ku sipas dosjes që ne kishim ishin trupat e serbëve të Kosovës. Dick Marty flet gjithashtu për këtë. Ne e kemi pasë identifikuar. Ne kishim të dhëna, por nuk e kishim të mundur të shkonim në Bicaj. Hetuesi i ngarkuar i OKB-se treton se si bashke me perkthyesiun Basha kane nisur bisedimet me njerëzit e zonës duke u hequr si inxhiniere rrugesh. Natyrisht qellimi i vërtete ishin pyetjet lidhur me kampet e UÇK-së". Gjithashtu eksperti tregon se si gjate vizitës ne Burrel te banesa qe njihet si shtëpia e verdhe, përkthyesi Lulzim Basha akuzonte prokurorin shqiptar se mësonte banoret çfarë duhej te deklaronin. Vete ministri Basha nga Shkodra ka dhëne një reagim te vaket për këto akuza. Ai mohon te ketë marre pjese ne ketë proces hetimi. Basha deklaron se ne vitin 2004 ka qene i punësuar pranë UMNIK-ut, e gjithashtu akuzon antropologun Baraybar se gënjen pasi nuk ka qene kurrë i punësuar për te hetuar trafikun e organeve, por për te gjetjen dhe identifikimin e eshtrave te te humburve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›