E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Hipotekimi brenda 2012-ës edhe sikur të kërkojë ndryshime ligjore

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka marrë sot pjesë në mbledhjen e zgjeruar të bordit drejtues të Bizbes Albania, ku ka shprehur gadishmërinë e institucionit që drejton për të bashkëpunuar me biznesin.

Basha deklaroi gjatë kësaj mbledhje se, Bashkia e Tiranës po fokusohet në zgjidhjen e problemeve të hipotekimit, që sipas tij do jetë gati brenda vitit 2012-të.

“Hipotekimi do të fusë në treg 700 mln euro capital. Asnjë objekt me leje të bashkisë nuk do jetë pa hipotekë. Ky proces do përfundojë brenda 2012-s, edhe sikur të kërkojmë ndryshime ligjore”, tha ia.

Kryebashkiaku foli edhe për planin urbanistik, projektet për të cilin do paraqiten më 9 mars.
“Plani i ri urbanistik do të ridimensionojë fizionominë e qytetit. 7 arkitektë të huaj do të paraqesin projektet e tyre për këtë plan më 9 mars”, tha Basha më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›