Të dënuarit e burgut të Peqinit në protestë

Të burgosurit e Peqinit kanë protestuar ditën e djeshme duke kërkuar më shumë leje të kontrolluar si dhe dhe kushte më të mira në burg. Të dënuarit kanë shfytëzuar orarin e ajrimit për tu grumbulluar dhe për të protestuar duke refuzuar të kthehen në qelitë e tyre përkatëse. Ata kanë kërkuar të takojnë drejtorin e burgut të Peqinit Dashamir Xhika që ti kërkojnë shtimin e numrit të lejeve të përkohshme në një muaj, në mnyrë që ata të takohen me familjarët e tyre. Shkak për reduktimin e këtyre lejeve është bërë arratista e një të dënuari pak ditë para ndërrimit të viteve, i cili nuk është gjetur deri më tani.
Protesta ka alarmuar të gjithë strukturat e sigurisë, duke detyruar drejtuesit e burgut që të ndërhyjnë për t`i shpërndarë të dënuarit nëpër qelitë e tyre. Burime të brendshme të burgut kanë konfirmuar se është përdour edhe dhuna fizike për të qetësuar të dënuarit, por kjo është kundërshtuar nga drejtor i burgut të Peqinit Dashamir Xhika në një prononcim për "Ora News", ndërsa e ka konfirmuar protestën e të dënuarve.
Më parë nga burgu përfitonin leje 10 të dënuar në muaj, ndërsa pas ngjarjes së dhjetorit kjo leje është reduktuar deri në 3 ose 4 në muaj, duke shkaktuar edhe irritimin e tyre. Ndërkohë gjatë ditës së sotme gjithçka i është rikthyer normalitetit.