Paratë u derdhën lumë, por nuk e sollën dot ujin
Gjirokastër- Pavarësisht se janë investuar 70 milionë lekë në rikostruksionin e ujësjellesit të Klisharit, vitin e shkuar, sërish banorët e Dropullit vuajnë mungesen e theksuar të ujit të pijshëm.
Sipas banorëve edhe kur uji vjen ai është tejet i ndotur për shkak të amortizimit të tubacioneve mbi 40-vjeçare dhe sipërfaqësore.
Këto tubacione kanë pësuar disa çarje të njëpasnjëshme duke ndotur edhe ujin e paktë që arrin të kalojë nëpër to.
Nga ana e tjetër komuna deklaron se investimi është kryer vetëm në burim të ujësjellesit, duke mos zgjidhur problemin e shpërndarjes .çka mbetet mjaft problematik edhe pse miliona lekë janë derdhur lumë.
Amortizimet në rrjetin e shpërndarjes bërë që disa fshtra të Dropullit të qëndrojnë prej gati dy javësh pa ujë të pijshëm. Banorët shprehen të revoltuar pasi sipas tyre ky është një kthim në Mesjetë.
Shkrime të tjera me interes:
- Lufta për ujin, Kalaja e Dodës than Peshkopinë Peshkopi Qyteti i Peshkopisë e kaloi edhe këtë verë...
- Shkozë, 10 ditë pa ujë, banorët në protestë Tiranë- Banorët e Shkozës në kryeqytetët ankohen se kanë 10...
- Banorët në protestë për ujë, dy muaj cezmat të thara Mungesa e ujit të pijshëm, për mëse dy muaj, i...