E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i deputetëve të PS-së, Këshilli kalon me konsensus kërkesën e Prokurorisë

Tiranë- Kërkesa për heqjen e imunitetit për tre deputetët socialistë, Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi do ti kalojë Kuvendit pasi mori miratimin me konsensus në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve ditën e sotme.

Në mbeldhjen e sotme munguan tre deputët e PS-së, por ata permes një letre deklaronin se ishin dakort që tu hiqej imuniteti.

Organi i akuzës kërkoi heqjen e imunitetit për tre deputëtët pasi ata akuzohen për “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme më 21 janar të vitit 2011″.

Ndërkaq bazuar në rregullore do të përpilohet raporti nga Këshilli, konkretisht nga deputeti demokrat Viktor Gumi dhe nga ai socialist Damian Gjinkuri. Dhe mësohet se ky raport do të paraqitet në Kuvend seancën e ardhshme plenare, diten e enjte. Ku pritet të marrë edhe miratimin e mazhorancës dhe opozitës për heqjen e imunitetit për te deputetët.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Akuzat e prokurorisë/ Doshi, Balla dhe Bare thirren në Këshillin e Imuniteteve Tiranë- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nisi sot procedurat për...
  2. Heqja e imunitetit/ Sot “shpjegohet” Tom Doshi në Këshill Tiranë- Procedura për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë...
  3. Greqi, tre deputete pa imunitet per akuzat Parlamenti grek ka votuar heqjen e imunitetit te tre deputeteve...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›