Basha: Investime në rrugë
Elbasan -Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha u ka bërë të ditur banorëve të Mollasit se, “së shpejti nis shtrimi i rrugës nga Klosi deri ne Mollas për të vijuar në Selitë e për t’u lidhur me pas me rrugën nacionale”. Zyra e shtypit të PD-së, bën të ditur se gjatë një takimi me banorë të Mollasit Basha tha se, “Pasi zgjidhëm problemin e energjisë, prioritet tjetër madhor për këtë mandat është furnizimi me 24 orë ujë në të gjitha skajet e vendit”, duke informuar banorët se, “është hapur tenderi për segmentin nga Klosi deri në qendër të Mollasit dhe kjo rrugë do të asfaltohet sipas parametrave që duhet”.
Më tej ai shtoi se, “ premtimi ynë është që brenda 12 muajve, nga Mollasi do ta çojmë deri në Selitë rrugën e asfaltuar dhe pjesë e këtij projekti do të jetë riasfaltimi deri në Gostim, ku lidhet dhe me rrugën nacionale".