E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Jemi në rrugë të mbarë për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, theksoi dje se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar të dialogut për liberalizimin e vizave në zonën "Shengen". Shqipëria ndodhet në koniunkturën më të favorshme historike sipas ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha. Sipas numrit një të diplomacisë shqiptare, anëtarësimi i plotë në NATO dhe hyrja në fuqi e MSA-së në prill, janë fakte që po sfidojnë dhe më skeptikët. "Vetëm pak vjet më parë, askush nuk do të guxonte të mendonte se edhe Shqipëria, vendi që përmendej kryesisht për trafiqet, korrupsionin dhe paaftësinë për t‘u përballur me krimin e organizuar, do të përfshihej në kremtimet e 60-vjetorit të themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si anëtare me të drejta të plota të saj. Në prill 2009, Shqipëria do të jetë vend anëtar i NATO-s dhe vend i asociiuar i Bashkimit Evropian", u shpreh Basha. Shefi i diplomacisë shqiptare theksoi se Shqipëria mirëpret intensifikimin e dialogut të NATO-s me Bosnjë Hercegovinën dhe Malin e Zi dhe është e gatshme t‘i ofrojë përvojën e saj vendeve të rajonit, pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›