E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Qeveria t‘i japë kartat falas

G99 ka kërkuar sërish dje nga qeveria që t‘i japë kartat falas për ata qytetarët të cilët nuk kanë pasaporta. Sipas G99, 100 ditë larg ditës së zgjedhjeve dhe procesi i pajisjes së shqiptarëve me karta identiteti vazhdon të jetë problematik dhe i ngadaltë. Sipas tyre, kostoja prej dhjetë eurosh është e papërballueshme për një shtresë të mirë të shqiptarëve. Sipas G99, prioriteti i familjeve të varfra në Shqipëri është të sigurojnë jetesën, e para kësaj edhe kartat e identitetit kalojnë në plan të dytë. Nëse dikujt i duhet të zgjedhë mes ushqimit dhe votimit, padyshim që zgjedhja nuk do të jetë karta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›