Komisioni i Venecias: OK ndryshimeve në Kushtetutë
Komisioni i Venecias ka certifikuar zyrtarisht rregullsinë e ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit të vitit të kaluar, duke hedhur poshtë kërkesën e LSI dhe PDK për një referendum popullor mbi këtë çështje. Raporti nënvijëzon se rrëzimi i kërkesës nga KQZ-ja nuk bie ndesh me parimin e sovranitetin popullor, të përcaktuar në nenin 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe me nenin 150 të saj që përcakton të drejtën për referendum. Në raport është shtuar se edhe disa muaj më parë, Komisioni i Venecias vlerësoi se amendamentet kushtetuese të miratuara me konsensus nga demokratët dhe socialistët, më 21 prill 2008, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kodi i ri Zgjedhor
Organizmi i njohur ndërkombëtar i ka dhënë përgjigje edhe Kodit të ri Zgjedhor, duke u shprehur me superlativa. Në raport thuhet se Kodi i ri Elektoral i jep një fondament të plotë teknik zgjedhjeve. "Korrigjimet e bëra kanë përmirësuar kodin dhe kanë reflektuar gatishmërinë e autoriteteve për të përmirësuar kuadrin juridik të zgjedhjeve", thuhet në raportin e Komisionit të Venecias. Duke iu referuar këtyre të dhënave, një tjetër detaj që shtohet nga organizmi ndërkombëtar është se procesi i reformës elektorale duhet të përmirësohet edhe me transparencën e financimit të fushatave elektorale. Komisioni i Venecias vlerëson gjithashtu se amendamentet kushtetuese të miratuara me konsensus nga demokratët dhe socialistët, më 21 prill 2008, ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ky komision i ka vendosur kapakun ndërhyrjeve në Kushtetutë për reformën elektorale, duke vlerësuar pozitivisht këtë hap. Rekomandimet përfshijnë gjithashtu edhe sugjerime për ndryshime, por Komisioni i Venecias ka sugjeruar që këto të bëhen në një kohë tjetër.
Rekomandimet
Edhe pse Kodi Zgjedhor ka marrë vlerësimin nga Komisioni i Venecias, në raport thuhet se ka zona të kodit që duhen përmirësuar me kalimin e kohës. Komisioni i Venecias rekomandon që pikat të cilat duhen përmirësuar janë dispozitat që nxjerrin kandidatët për zgjedhjet e asamblesë kombëtare të partive politike. Një tjetër pikë është edhe mbështetja për kandidatët e partive joparlamentare dhe vendosja e grave në listat e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Venecias kërkon vendosjen e dispozitave për publicitetet politike të paguara dhe financimit publik të fushatave që mbështesin partitë politike joparlamentare. Një tjetër pikë që merr vlerësime në raport është ajo e kartave të identitetit. Sipas raportit, Parlamenti shqiptar ka nxjerrë në shkurt të vitit 2009 një ligj që zëvendëson fjalën kartë identiteti me atë të letërnjoftimit dhe që pasohet me vendimin që në zgjedhjet e qershorit, shqiptarët do të votojnë me kartat e identitetit.
Financimi i partive
Problemi më emergjent që lë pa kompletuar reformën zgjedhore është financimi i partive. Komisioni i Venecias ka kërkuar që reforma elektorale të vazhdojë me procesin e financimit të fushatave elektorale. Në raport citohet që të bëhet transparenca e financimit të fushatave elektorale dhe se kjo të jetë një detyrë morale e të gjitha partive që do të marrin pjesë në zgjedhje. Në raport theksohet gjithashtu se stabiliteti i legjislacionit zgjedhor ka rëndësi për faktin se do të fitohet besimi që zgjedhjet do të jenë korrekte.