Pack: Kartat, jo falas. PS: Ajo flet në emër të vet
Partia Socialiste dhe eurodeputetja Doris Pack, nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për sa i përket mënyrës së shpërndarjes së kartave të identitetit. Doris Pack deklaroi dje se kartat nuk mund të shpërndahen falas dhe pretendimi se ato janë të shtrenjta nuk është i vërtetë. Sipas Pack, kartat e identitetit janë shumë të lira, krahasuar me çdo vend tjetër evropian. Ky pretendim është kundërshtuar nga selia rozë, nga deputetët Arta Dade dhe Taulant Balla. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të bërë nga selia rozë, Dade thekson se qëndrimi i Pack është personal.
Deklarata e Pack
Kryefjala e diskutimeve të delegacionit të Parlamentit Evropian, i cili ndodhet prej dy ditësh në Tiranë, ishte rëndësia që ka pajisja e shtetasve me karta identiteti. Në një deklaratë të përbashkët me palën shqiptare, delegacioni i PE-së, duke i cilësuar zgjedhjet e 28 qershorit si pikë kyçe për të ardhmen e Shqipërisë, e konsideron si shumë të rëndësishme pajisjen e qytetarëve me karta identiteti sipas çmimit të vendosur më parë. Në fjalën e saj, Doris Pack, është shprehur se "kartat e identitetit janë shumë të lira krahasuar me çdo vend tjetër evropian. Ato janë shumë të lira, dhjetë euro, dhe ka lehtësira për disa kategori, si pensionistët, ata që marrin ndihmë sociale etj., 6 euro, 4 euro. Ju e dini më mirë se unë. Nëse llogarit sesa herë në vit dikush shkon e merr një certifikatë, e noterizon atë, apo bën veprime të tjera me certifikatën, kjo është shumë më e shtrenjtë krahasuar me kartën e identitetit, që është për gjithë jetën. Nëse ju e mbani parasysh këtë fakt dhe opozita e mban parasysh këtë fakt, atëherë duhet t‘i thoni njerëzve: ju lutem, shkoni dhe aplikoni". Në deklaratën e përbashkët të delegacionit të PE-së thuhet se duhen propozuar avantazhe financiare për njerëzit në nevojë.
Deklarata e PS-së
Ka mjaftuar fjalia e bërë në deklaratën e përbashkët të delegacionit të PE-së, ku thuhet se duhen propozuar avantazhe financiare për njerëzit në nevojë, që PS-ja të reagojë. Deputeti Balla theksoi se kjo pranom planin e PS-së, e cila kërkon shpërndarjen e kartave të identitetit falas për personat pa pasaportë. Ndërsa sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në PS, deputetja Arta Dade, ishte dhe më e ashpër me Doris Pack, duke kritikuar qëndrimin e saj për dhënien e kartave me para. "Me qëndrimet jozyrtare të Doris Pack jemi mësuar jo ne, por e gjithë Shqipëria. Prononcimi i saj i sotëm shpreh një qëndrim personal, por jo qëndrimin e deklaratës ku thuhet shprehimisht ‘lehtësira të tjera financiare duhet të propozohen për qytetarët që i përkasin kategorive të paavantazhuara dhe vulnerabël‘, pra me të ardhura të pakta", u shpreh deputetja Dade. Më tej, ajo theksoi se shqetësimi i PS-së është kuptuar drejt dhe ata ripërsërisin propozimin e tyre për pajisjen e shtetasve me kartat e identitetit falas, si të vetmen zgjidhje për të mos u hequr qindra mijëra votuesve, me të ardhura të pakta financiare, të drejtën e votës e për të shmangur dështimin e zgjedhjeve. "Kjo, për ne, nuk është ende një betejë kundër palës tjetër, por një betejë që duam ta bëjmë bashkë me palën tjetër, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Dade.
LSI
Meta, thirrje qytetarëve: Pajisuni me karta
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, u ka bërë dje thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të paraqiten pranë gjendjeve të tyre civile, për të bërë aplikimin për pajisjen me karta identiteti. Ai theksoi se ditën e hënë do të paraqitet pranë njësisë së tij, për të aplikuar për kartën e re. "Mendoj se është një detyrë qytetare për t‘u pajisur me karta identiteti. Njëkohësisht është detyrë edhe e komisionit parlamentar për monitorimin e këtij procesi, që të verifikojë se si po ecën ai, dhe se cilat janë mundësitë dhe kapacitetet teknike, si dhe të propozojë zgjidhje konkrete për të motivuar më shumë qytetarët", u shpreh Meta. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e shpërndarjes së kartave falas, duke theksuar se është mirë që çdo propozim që bëhet, të merret në konsideratë dhe të analizohet, sepse data e zgjedhjeve po afron.