E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi vlerëson PNUD për ndihmën e dhënë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave, zëvendëssekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe administratorin e komanduar të PNUD-it, z. Ad Melkert, si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë. Topi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme që PNUD-i ka dhënë përgjatë këtyre viteve për zhvillimin politik, ekonomik dhe social të vendit sipas standardeve ndërkombëtare, forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e të gjitha kushteve për konsolidimin në Shqipëri të një demokracie të fortë dhe efektive.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›