E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kemi plotësuar kushtet për vizat

 

Qeveria dhe opozita interpretojnë në mënyra të ndryshme mospërfshirjen e Shqipërisë në grupin e parë të vendeve të Ballkanit Perëndimor që liberalizon vizat me BE-në. Ministri i Brendshëm, Lulëzim radhiti dje disa nga arritjet e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të saj për të përfituar nga liberalizimi i vizave me BE-në. Në kumtesën e tij në seminarin
“Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe Shqipëria”, organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Instituti i Kërkimeve “Alcide De Gasperi”, ministri Basha tha se: “Shqipëria në këta pesë muaj që nga inspektimet e fundit të KE-së ka plotësuar një nga një të gjitha kriteret e udhërrëfyesit”. Ministri Basha theksoi në fjalën e tij se: “Secili prej sistemeve që zotëron sot Shqipëria është qartësisht më modern, më i përparuar dhe më efikas se cilido prej sistemeve prezent në Ballkanin Perëndimor, i krahasueshëm, madje edhe me disa vlera teknike superiore ndaj sistemeve të praktikuara në zonën ‘Schengen’”. Duke sjellë të dhëna të sakta, ministri tha se deri në këto momente mbi 250 mijë shqiptarë disponojnë tashmë pasaportat biometrike. Sipas Bashës, brenda dy javësh pritet instalimi i sistemeve analoge të kontrollit të kufirit si dhe veprave kriminale në të gjithë drejtoritë e policisë në vend. Duke folur për kontrollin e kufijve detarë, Basha tha se kontrolli i bregdetit, ka kaluar nga një funksion ushtarak në një funksion plotësisht civil. Socialistët nga ana e tyre shprehen se mospërfshirja e Shqipërisë me tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor vjen nga dështimi i qeverisë. deputeti socialist Ditmir Bushati tha dje gjatë një konference për shtyp se: “Qëndrimi i fundit i institucioneve evropiane evidenton qartë faktin se shqiptarët për shkak të dështimeve të qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara nuk do të mund të lëvizin lirisht në hapësirën ‘Schengen’ nga 19 dhjetori i këtij viti, sikundër maqedonasit, serbët dhe malazezët”. Sipas tij, Qeveria të mos kërkojë përgjegjësinë tek opozita, por të përmbushë detyrat e shtëpisë të lëna nga KE. Zbatimin e programeve antikorrupsion për imunitarët e oborrit qeveritar.

Pretendimet e Bashës

• Shqipëria në këta pesë muaj që nga inspektimet e fundit të KE-së ka plotësuar një nga një të gjitha kriteret e udhërrëfyesit
• Ky proces, po shkon drejt fundit, pasi Shqipëria ka përmbushur në tërësi kriteret për liberalizimin e vizave.
•Presim që konfirmimi në nivel teknik të kryhet sa më shpejt nga ekspertët e Komisionit Evropian
• Secili prej sistemeve që zotëron sot Shqipëria është qartësisht më moderni dhe më i përparuari në Ballkanin Perëndimor
•Mbi 250 mijë shqiptarë disponojnë tashmë pasaportat biometrike
• Në të gjithë pikat e kalimit kufitar është instaluar një sistem i kontrollit të kufirit analog me ato të vendeve “Schengen”

Pretendimet e Bushatit

• Mospërfshirja e Shqipërisë në zonën “Schengen” vjen për shkak të dështimeve të qeverisë Berisha në përmbushjen e standardeve të kërkuara
•Qeveria të bëjë detyrat e shtëpisë në:
Zbatimin e programeve antikorrupsion për imunitarët e oborrit qeveritar.
• Garantimin e qëndrueshmërisë së stafit në Policinë e Shtetit, për të cilën partnerët ndërkombëtarë kanë treguar një vëmendje të veçantë me fonde dhe trajnime.
• Heqjen dorë nga praktikat abuzive të emërim-shkarkimeve që e kanë kthyer Policinë e Shtetit në një shkop të pushtetit.
• Zbatimin e planit të veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve lidhur me aspektet e krimit ndërkufitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›