Rrëshqet dheu, bllokohet rruga Tepelenë-Ballsh
12/03/2010 Kolona e makinave 6 kilometër
Rruga nacionale Tepelenë- Ballsh është bllokuar dje në mbrëmje si pasojë e një shkarjeje të madhe dheu. Rrëshqitja e kodrës në fshatin Fratar ka sjellë bllokimin e plotë të rrugës, ndërkohë që si pasojë e kësaj ngjarjeje është krijuar një autokolonë e gjatë për rreth 6 kilometër. Menjëherë pas marrjes së lajmit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë, si dhe mjete të rënda për zhbllokimin e zonës. Tashmë si pasojë e reshjeve të shumta në të gjithë qytetet e vendit janë shënuar rrëshqitje të konsiderueshme të dheut. Ndërsa shpesh kanë rezultuar edhe me bllokimin e rrugëve kryesore, apo dhe dëmtimin e banesave.