E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet në arsim, synojnë rritjen e punësimit

01-06-2013 / Gazeta 55

Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli viziton panairin e shkollave profesionale

Në qendër të Shkodrës u organizua dje një ndër panairet më të veçanta, nga shkollat profesionale të qytetit. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli së bashku me kandidatët për deputetë të qarkut të Shkodrës vizituan këtë panair unik, ndërsa u takuan e biseduan me mësues e nxënës të këtyre shkollave profesionale që studiojnë për hoteleri, turizëm, për elektronikë, për veterinari, teknologji informacioni, për kulinari, për inxhinieri pyjesh etj. Në të gjithë Shqipërinë, tha Jozefina Topalli, janë hapur 47 shkolla profesionale, nga të cilat 7 në Shkodër dhe vetëm në dy shkollat e fundit janë dhënë 2 milion euro këtë vit. Sigurisht që në mandatin e ardhshëm do të jenë shumë më tepër, do të pesëfishojmë investimet në shkolla profesionale sepse ky investim do të sjellë më shumë punësim për të rinjtë tanë kaq të talentuar. Një ndër gjërat më interesante që pashë në panair ishin punimet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit. Pasioni, dashuria e këtyre të rinjve për degë si veterinari, agronomi apo agro biznes sigurisht që janë interesante por vërehet një prirje dhe një interes i veçantë për të studiuar teknologji informacioni."  Më pas, Topalli zhvilloi në Shkodër një takim shumë të veçantë e miqësor me zonjat dhe vajzat e këtij qyteti, në një prej lagjeve autoktone shkodrane. Në takimin me to, Jozefina Topalli tha se Shkodra, Shqipëria, ishte nje vend ku mungonte uji e dritat. Rrogat e pensionet ishin shumë të ulta, mungonin rrugët e investimet. Sot Shkodra dhe e gjithë Shqipëria ka ndryshuar. Së bashku kemi bërë shumë por kemi ende shumë rrugë për të ecur përpara. Unë, tha ajo, do vazhdoj të jem avokatja e çdo gruaje, e çdo vajze, e çdo bije.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›