E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Kosova në nismat shumëpalëshe

Shqipëria mbështet përfaqësimin e Kosovës në nismat shumëpalëshe rajonale dhe më gjerë. Kështu u shpreh dje ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, gjatë një takimi me një delegacion ministrash të Kosovës. 

"Ministri Basha vuri në dukje se, Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë edhe në të ardhmen përfshirjen dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në të gjitha nismat shumëpalëshe, në kuadër rajonal e më gjerë, integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Përmes porteve të Shqipërisë, Kosova do t'i afrohet Bashkimit Evropian dhe, se përfundimi i aksit rrugor Durrës-Morinë do t'i shërbejë pikërisht interesave të integrimit rajonal dhe rritjes së shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes vendeve tona", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme. Ministri Basha ritheksoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të mbështetur maksimalisht të gjitha proceset që tashmë kanë marrë udhë në Kosovë për ndërtimin e një shteti të lirë, të pavarur, demokratik e plotësisht funksionues. Në përbërje të delegacionit kosovar ishin ministrja i Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›