Sot, derbi i titullit, vjen ora e së vërtetës
Një parukier italian për superderbin Dinamo-Partizani. Duket si shaka groteske, por në të vërtetë është kështu.
Gjyqtari italian i Serisë A, 35-vjeçari Paolo Taljavento, do të jetë gjyqtari i superderbit Dinamo-Partizani, që do të startojë në orën 16:30 dhe ku do të përcaktohet kampioni i ri i Shqipërisë. Në vitin 2006, u përfshi në hetimin e skandalit të futbollit italian “Kalçopolit”, pasi emri i tij ndodhej në procesverbalet e përgjimeve telefonike. Gjithsesi, më pas Taljavento u lirua nga çdo akuzë më pas, pasi gjykata sportive nuk gjeti prova bindëse. Në 1 janar të vitit 2007, Taljavento u bë gjyqtar ndërkombëtar dhe në Serinë A ka drejtuar mbi 50 ndeshje, ku ndeshja e parë e tij daton në fundin e sezonit 2003-2004, 25 prill 2004. Taljavento do të jetë “xhaketa” e katërt italiane që do të gjykojë një ndeshje në Shqipëri. Hasan Lika
Duket që e ndjen shumë pranë fitimin e titullit të parë si trajner, por si gjithmonë nuk dëshiron të zbërthehet shumë. Hasan Lika e ka shijuar trofeun e fundit të Partizanit, në rolin e ndihmësit të Sulejman Starovës në sezonin 1992-1993. Por është i vetëdijshëm që si trajner kryesor ka shije tjetër. “Kjo është një ndeshje që skuadra e Partizanit dhe e gjithë familja e Partizanit meriton ta fitojë, ndonëse e dimë se do ta kemi të vështirë. Një faktor kryesor do të jenë tifozët tanë, të cilët pres të jenë të shumtë, për të na ndihmuar. Mesazh për ta? Pikërisht është një ndeshje për tifozët e Partizanit, për të gjithë kudo që ndodhen, prandaj shpresojmë të mos i zhgënjejmë”. Vetëm 900 vetë i bie të jenë tifozë të kuq në stadium: “Ky është një problem që i takon kundërshtarëve tanë. Ne si skuadër jemi gati të luajmë, aty ku është vendosur ndeshja. Nuk e kemi problem si të luajmë në “Selman Stërmasi”, ashtu edhe në “Qemal Stafa”. Dinamo kryeson me dy pikë më shumë, dhe përveç faktit që ndodhet në krye, blutë e kanë eliminuar Partizanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjet e kampionatit, ekipet kanë ndarë nga një fitore: “Kemi zhvilluar një sezon që pretendojmë ta kurorëzojmë me sukses. Është një ndeshje e vështirë, por ndoshta e ndiej se këtë herë është radha jonë”.
Ilir Daja
Megjithëse i mjafton edhe vetëm një barazim në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, do të synojë të fitojë edhe ndeshjen e fundit të kampionatit. “Do të jetë një Dinamo që do të ketë për qëllim fitimin e ndeshjes dhe nuk do mendojë veç të mbrohet. Duam ta fitojmë kampionatin duke mposhtur edhe rivalin tonë në takimin e fundit, prandaj nuk do të qëndrojmë në pritje të tyre, por do të sulmojnë. Janë një ekip me individualitete të spikatura, por kjo nuk do të ndikojë në lojën tonë, mbasi nuk kemi ndërmend të markojmë një për një lojtarët e Partizanit, por sipas zonave, ashtu siç kemi bërë në të gjitha ndeshjet”.