“British Airways”, marzh operativ prej 10 për qind
“British Airways” ka prezantuar dje rezultatet e veta paraprake për periudhën 12-mujore që përfundoi më 31 mars 2008, ku vihet re një rritje e të ardhurave me 3.1 për qind në 8.753 milionë sterlina dhe marzh operativ 10.0 për qind, nga 7.1 për qind krahasuar me një vit më parë.
Ndërsa fitimet para taksave renditen në 883 milionë sterlina, shpenzimet e karburantit gjatë vitit të plotë numërohen në 2 miliardë sterlina. Sipas shefit ekzekutiv të “British Airways”, Willie Walsh: “Këto janë rezultate të shkëlqyera financiare për kompaninë, pavarësisht rritjes së kostos së karburantit dhe një ngadalësimi ekonomik të konsiderueshëm në gjashtë muajt e fundit. Kemi arritur qëllimin tonë për arritjen e një marzhi operativ prej 10%, çka ka nxitur edhe skemën e shpërblimeve të stafit tonë”. Pavarësisht vështirësive që u hasën në ditët e para të operimit të Terminalit 5, tani procedohet normalisht. Rreth 2 milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes tij dhe shumë prej tyre e kanë shijuar këtë përvojë. Faza e dytë e transferimit të fluturimeve në distanca të largëta në po këtë terminal fillon më 5 qershor. “Kemi njoftuar se jemi në bisedime për të zbuluar mundësitë për të bashkëpunuar me ‘American Airlines’ dhe ‘Continental Airlines’. Këto bisedime vazhdojnë. Planifikojmë të lançojmë shërbimin ‘Open Skies’ nga aeroporti ‘Orly’ në Paris në JFK të New York-ut më 19 qershor”, shtoi Walsh. “Pozicioni financiar i kompanisë është i fortë. Shpenzimet kanë qenë më të larta sesa vitin e kaluar si pasojë e porosisë së 4 avionëve të tipit Airbus A 321, tre Airbus A320, investimeve të vazhdueshme në kabinën e re Club World, Terminali 5 dhe aksioneve të shtuara tek Iberia. Ne e kemi vendosur Përgjegjësinë e Korporatës në qendër të prioriteteve të biznesit dhe ambicia jonë është të jemi liderë në këtë fushë”, përfundoi ai.