E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraeli: Faleminderit për mbrojtjen e hebrenjve

Presidenti i Izraelit, Shimon Perez, falënderon Shqipërinë për mbrojtjen e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Këtë deklaratë, kreu i shtetit të Izraelit e bëri gjatë një takimi me Presidentin Topi, në ditën e fundit të Konferencës Presidenciale "Përballja me të nesërmen". Gjatë këtij takimi, Presidenti Peres vuri në dukje se Shqipëria është një vend mik dhe lidhjet midis dy vendeve janë të vjetra e të konsoliduara, duke bërë që edhe marrëdhëniet bilaterale të jenë shumë të mira.  Peres vlerësoi së tepërmi kontributin e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit - periudhës më të errët në historinë e kombit hebre - në mbrojtjen e jetës së hebrenjve dhe qëndrimin e saj të vendosur kundër antisemitizmit. Kreu i shtetit të Izraelit theksoi se kujtesa historike e vendit dhe popullit të tij do ta mbajë të ngulitur përgjithmonë ndihmën dhe përkrahjen e dhënë nga populli shqiptar gjatë Holokaustit. Kurse Presidenti Topi përshkroi reformat e suksesshme të ndërmarra në vend me konsensus të gjerë politik, si ajo në gjyqësor dhe reforma zgjedhore, duke vënë në pah arritjet e Shqipërisë në drejtim të plotësimit të standardeve integruese për në familjen e madhe evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›