Berisha: Shqipëria s’u pranua në NATO për interesa strategjike
Kryeministri Sali Berisha tha dje nga Pogradeci se marrja e ftesës së Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO nuk erdhi për shkak të interesave strategjike, por sepse ajo luftoi korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Në vijim të turit të tij në Pogradec, kreu i qeverisë u shpreh se, "ftesa në NATO nuk erdhi për interesa të askujt tjetër, veçse për meritë të punës së shqiptarëve dhe mbështetjes që u dha nga miqtë tanë. Shqipëria nuk u pranua në NATO se ka një pozicion strategjik. Nuk mund të pranohesh në NATO, në qoftë se nuk ke standarde sigurie në vendin tonë, s'mund të pranohesh në qoftë se qytete e fshatra sundohen nga banda dhe kriminelë. Duhet të japësh prova të qarta se ke tolerancë zero ndaj krimit që të pranohesh". Gjatë paradites së djeshme, Berisha mori pjesë në përurimin e përfundimit të fazës së parë të rrugës industriale, Pogradec, investim i buxhetit të shtetit me vlerë prej 22 milionë lekësh. "I kërkova kryetarit të Bashkisë që të bëjë gati projekte të tjera, në mënyrë që qeveria t'i financojë ato për të përmirësuar infrastrukturën e këtij qyteti të mrekullueshëm, të qytetarëve të mrekullueshëm që janë kaq mikpritës, punëtorë, të mençur dhe me të gjitha virtytet më të arrira të shqiptarëve", u shpreh kryeministri. Njëkohësisht Berisha inauguroi fillimin e punimeve në shëtitoren "Fan Noli", financim i buxhetit të shtetit me vlerë prej 80 milionë lekësh. Sipas Berishës, kjo shëtitore që fillon rrëzë malit dhe përfundon tek kampi, i jep Pogradecit një pamje të re.