Meta Fushata me Berishen kemi bere ndarjen e punes
Fushata elektorale e organizuar nga Aleanca per Qytetarin e cila ne asnje moment nuk i ka sjelle dy aleatet Sali Berishen dhe Ilir Meten ne nje dalje te perbashket eshte bere per efekt te ndarjes se punes. Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim sqaroi dje nga Korca se daljet e mevetshme te dy drejtuesve te koalicionit qeverises lidhet me fushaten intensive qe po zhvillohet aktualisht e cila sipas tij po provon nje bashkepunim te shkelqyer. Koalicioni po funksionon ne menyre te shkelqyer dhe treguesi me i qarte per kete sukses te koalicionit te djathe do te jete rezultati i zgjedhjeve te 8 majit ku do te sigurohet fitorja jo vetem ne Korce. Por jemi ne nje fushate intensive dhe jemi ne te gjithe vendin dhe kjo ndarje per prezantimin e kandidateve eshte bere per te qene nje fushate me efektive. Kryeministri Sali Berisha ka marre pjese ne te gjitha takimet ku jane prezantuar kandidatet e LSI-se ashtu sic kam bere edhe une me prezantimin dhe mbeshtetjen ndaj kandidateve te Aleances per Qytetarin tha Meta. Kjo eshte edhe pergjigjja e pare qe ai jep per kete ceshtje e cila ne fakt gjen simetrine e saj edhe ne koalicionin e majte ne nje fushate ku kreret e partive politike qe e perbejne jane angazhuar ne fushate te ndare sipas logove. Ne vijim Meta ka bere disa komente te vetat edhe per sa u perket deklarimeve te fundit te ambasadorit holandez ne Tirane Henk van Den Dool sipas te cilit situata ne Shqiperi eshte shume e renduar si ne aspektin politik ashtu edhe ate social. Ky eshte nje keqkuptim pasi komuniteti nderkombetar eshte unik duke bere te qarte se me 8 maj qytetaret duhet te marrin pjese ne votime per te vendosur per te ardhmen e tyre. Komuniteti nderkombetar eshte shprehur qarte se 8 maji eshte nje feste per demokracine dhe ne keto zgjedhje te rendesishme duhet te kete pjesemarrje pasi me zgjedhjen e krereve vendore votohet per tu sherbyer qytetareve eshte shprehur Meta ne lidhje me kete gje. Me tej kreu i LSI-se ka komentuar edhe prononcimin e Van Den Dool per ngjarjet e 21 janarit ku edhe humben jeten 4 qytetare shqiptare. Sipas tij keto ngjarje te renda nuk mund te aktualizohen me fushaten elektorale edhe pse denimi unanim i autoreve dhe nxitesve te tyre eshte i nevojshem. Komuniteti nderkombetar Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe OSBE-ja kane dhene mendimin e tyre se ato ngjarje qe sollen si pasoje vdekjen e kater personave nuk kane lidhje me momentet ku ndodhet vendi dhe duhet te denohen ate qe e kane kryer dhe qe dihet boterisht qe nga organizatoret dhe nxitesit e kesaj ngjarje per te cilen po kryhen te gjitha veprimet e per te cilen do te dalin pergjegjesite konkrete deklaroi Meta. Ai ka akuzuar PS-ne per incidentet dhe instrumentalizimin e cdo ngjarjeje qe po prek ritmin e fushates elektorale.