Berisha Menjanoni bindjet politike me 8 maj votoni per projektet
Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje tur takimesh elektorale ne Qarkun e Beratit ku prezantoi kandidaturat e mazhorances per kryetare bashkie ne Kucove Ure Vajgurore dhe Polican. Ndersa pasditen e djeshme Berisha udhetoi drejt Koplikut per te prezantuar aty kandidaturen e koalicionit Aleanca per Qytetarin Ramadan Liken. Gjate fjales se mbajtur perpara banoreve te zonave te Qarkut te Beratit te konsideruara edhe si tradicionalisht te majta Berisha deklaroi se vota me 8 maj duhet te shkoje per kandidaturen me te mire te paraqitur dhe jo mbi bazen e bindjeve politike. Ne kuader te kesaj kerkese te bere dje gjate takimeve elektorale Kryeministri Berisha premtoi se vota per kandidaturen e koalicionit Aleanca per Qytetarin do te sillte mundesine e realizimit te nje sere projektesh infrastrukturore dhe sociale ne keto zona. Kete qendrim Berisha e theksoi edhe gjate prezantimit te kandidatit per kryetar bashkie te Policanit aush Qato. Ju ftoj te urdheroni pavaresisht nga bindjet politike ne shtepine e Aleances per Qytetarin. Kjo eshte shtepia juaj eshte shtepia e interesave tuaja e femijeve tuaj e familjeve tuaja. Per ne ju jeni te paret femijet tuaj jane te paret familjet tuaja jane te parat i ftoi Berisha banoret e kesaj zone ne Qarkun e Beratit. Nga ana tjeter kreu i qeverise zhvilloi nje takim elektoral dje ne Uren Vajgurore per te prezantuar Thoma Rumnicin.
Aty Berisha i garantoi banoret se qeveria do te mbeshtese cdo projekt te Rumnicit per shfrytezimin e te gjitha potencialeve te medha industriale turistike bujqesore ne Uren Vajgurore. Per sa i perket takimit elektoral ne Kucove Kryeministri theksoi se kandidatura e Selfo Kapllanit ishte ajo cfare i nevojitej ketij qyteti per te marre edhe zhvillimin e merituar. Jam sot ketu per tu zotuar se 4 vitet qe vijne qeveria do te financoje cdo projekt te zotit Selfo Kapllani per nje Kucove moderne per nje Kucove europiane per nje Kucove te zhvilluar deklaroi Kryeministri Berisha duke shtuar se qeveria ne menyre te vazhdueshme ka investuar per zhvillimet infrastrukturore per kete qytet. Ne kuader te infrastruktures Berisha deklaroi se jane ne fillim nje seri projektesh te cilat do te mbipergjysmojne distancen Kucove-Tirane. Nga ana tjeter nga Kucova Berisha nuk harroi te sulmonte edhe kundershtarin e tij politik ne keto zgjedhje Edi Ramen. Sipas Berishes Rama shkon nga sheshi ne shesh me fyerje me sharje me trillime dhe mashtrime mendon se shqiptaret i besojne rruges se vetme. Por shqiptaret e te gjitha bindjeve 20 vjet me pare jane ndare njehere e pergjithmone nga rruga e vetme. do shqiptar ka rrugen e tij rrugen e mundit dhe te djerses se tij rrugen e dinjitetit. Liria eshte pasioni i shqiptareve eshte e drejta e tyre natyrale e paprekshme vijoi Berisha. Sipas tij Rama po shkonte drejt humbjes dhe izolimit. Ne Koplik Berisha falenderoi qytetaret per mbeshtetjen dhe theksoi se ajo do te shperblehej me investime te shumta ne kete zone.