Basha: Miratimi i 409 kredive sociale, vetem fillimi Luljeta Ndoka
Me 28 vota pro dhe 25 vota kunder, Keshilli Bashkiak i Tiranes ka miratuar listen emerore te 409 personave qe kane aplikuar per kredi te buta. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha, eshte shprehur entuziast per kete projektvendim te miratuar dhe premtoi se ky eshte vetem fillimi. "Miratuam 409 kredi te buta per strehimin e shtresave ne nevoje, kryesisht jetime, te perndjekur, rome, njerez me te ardhura te pakta, te cilet kane permbushur kushtet sipas ligjeve per te perfituar keto kredi", tha ai. Sipas Bashes, politika e bashkise per te mbeshtetur familjet ne nevoje, nuk eshte ezauruar me kete projektvendim. "Drejtoria e Strehimit vazhdon te evidentoje kerkesa te tjera, te cilat vijne nga minibashkite apo nga takimet me qytetaret. Shpresojme qe te vijme serish ne keshill, ne nje kohe jo te larget, brenda vitit, me nje liste tjeter", tha Basha, gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak. "Propozimet e periudhes prill 2011 nuk e di pse nuk kane kaluar, ndersa periudha e dhjetorit 2011 ka qene nje periudhe konsolidimi, sepse nje pjese e administrates dha doreheqjen. Nga ana tjeter, periudha janar-mars ishte periudhe verifikimesh. Per kete, ju kerkoj ndjese edhe ne emrin tim, edhe te administrates se meparshme per kete vonese nje-vjecare", u shpreh kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. Ai foli me tej edhe per privatizimin e banesave, nga te cilat do perfitojne 74 familje. "Perfundon nje proces i nisur prej 22 vitesh, pra perfundimi i procedurave per regjistrimin e banesave qe ende figurojne si shteterore", tha kryetari i Bashkise. Ai tha se, me ne fund, 74 familje do perfitojne nga kjo mase dhe do behen pronare te ligjshem te banesave ku kane jetuar prej kohesh dhe qe kane shlyer detyrimet rregullisht. Duke permendur vendimet e tjera, Basha tha se me mjaft rendesi do te jete edhe hapja e "Tirana Art Galeri", ne rrugen "Murat Toptani". "Hapja e saj mundeson ekspozimin e veprave te artisteve vendas e te huaj", theksoi Basha. Gjithashtu, eshte parashikuar edhe vendosja e pllakes memorial ne kujtim te holokaustit, ne shetitoren prane parkut te madh te liqenit dhe emertimi i nje shkolle te re ne Laprake me emrin e poetit kombetar, Gjergj Fishta, i cilesuar si "Homeri i shqiptareve". Keshilli Bashkiak ka miratuar edhe vendimin per "Ristrukturimin e Qendres Sociale "Te qendrojme se bashku", "Qendres Komunitare Multidisiplinare per Femijet dhe familjet ne Nevoje" dhe Qendres Komunitare per te Moshuarit".
Poni: Jane edhe 800 kredi te buta qe presin per aplikimin tuaj
Kreu i keshilltareve te djathte ne Bashkine e Tiranes, Ferdinand Poni deklaroi gjate mbledhjes se djeshme se jane edhe 800 mundesi te tjera per kredi te buta, ndaj ai i ftoi qytetaret qe te aplikojne per t'i perfituar ato. Poni deklaroi se, vertet aplikimet kane qene me te shumta ne numer se 409, porse shume dosje kane pasur mangesi ne dokumentacion, ndersa te tjera nuk e plotesonin kriterin e te ardhurave per te perfituar kredi te bute. "Mund te kete pasur problematike me dosjet e meparshme. Mund te kete pasur statuse qe kane ndryshuar, ndaj dosjet duhen rishikuar", tha Poni. Me pas ai i beri thirrje bankave qe t'i shikojne me me mirekuptim kerkesat e miratuara nga bashkia e Tiranes per kredi te buta, si dhe t'i kalojne ato. Sa i perket kerkeses se socialisteve qe Basha t'u kerkonte falje qytetareve qe u vonoi dosjet, Poni tha se, nese Bashes do t'i duhet te kerkonte llogari ne emer te dy kryetareve, nuk do t'i duhej te kerkonte falje per nje vit, por per 4 vjet vonesa, shumica prej te cilave i atribuohet ish-kryetarit Rama. Keshilltarja Mimoza Hafizi deklaroi se, meqe jane shume vende te lira, nuk ishte i nevojshem te perdorej sistemi i pikezimit. Ajo i kerkoi kryetarit te Bashkise se Tiranes qe t'i kerkonte falje ketyre familje qe u eshte mohuar e drejta qe mund te kishin jetuar me mire gjate ketij viti. Gjate mbledhjes se djeshme te Keshillit Bashkiak, u be me dije se 184 kredi te miratuara jane te periudhes se te tanishme, 225 kane qene miratuar nga administrata e Rames. Nderkaq, u be me dije se procesi vazhdon. "Po evidentojme kerkesat, nga minibashkite, por edhe nga posta elektronike dhe ajo e postes shqiptare. Ne shpresojme qe te vijme sa me shpejt me nje liste tjeter, brenda ketij viti, qe te perfitojne nga kuota qe i eshte dhene bashkise se Tiranes per bonusin e strehimit", tha Basha dje.