E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrari i ri Edi Rama reciton para delegatëve fragmentet bujqësore të “Kurbanit”

06-11-2011 / Gazeta 55

Gara e vërtetë e Kongresit

Nga “blerja” e Ben Blushit e deri te karshillëku ndaj tij dhe socialistëve në Kongresin e PS. Ky ka qenë intervali i ushtruar nga Edi Rama, për të sfiduar vetëm pas pak ditësh, konsulentin privat të programit të tij politik.
Në fjalimin e mbajtur para delegatëve të Kongresit, Rama ia nisi recitimit nga pasazhe të librit të tij “Kurban”, duke u mburrur se libri i tij sfidon atë të Blushit dhe se është më pranë halleve dhe problemeve të shqiptarëve, ndryshe nga kaskiera surreale dhe më shumë imagjinare e deputetit socialist.
Gjatë gjithë gërthitjes si kukuvajka në pikë të mëngjesit, Rama i la të gjithë me gojë hap, kur në vend të prezantimit të programit dhe risive politike të PS (sigurisht nëse do të kishte të tilla), ia nisi nga libri i tij, i pa dalë në treg, i cili s’është gjë tjetër veçse një pamflet për bëmat e tij familjare, pavarësisht notave apo ngjyrimeve politike që është mundur t’i inkuadrojë.
Si gjeli në majë të plehut, Rama ia nisi brohorimës se e keqja Shqipërisë i vjen nga kjo qeveri dhe nga ky Kryeministër, sepse dikur në parlament Berisha i ka thënë se “Rama ka dhunuar gratë e jetës, edhe nënën e tij”.
Në përmbledhjen e kujtimeve të tij, krahas tendencës për t’u treguar human dhe i njerëzishëm përpara syrit të shqiptarëve (edhe pse lexuesit do jenë të pakët, thjesht nisur nga karakteri i pandreqshëm i Ramës), kryesocialisti më shumë po tenton të bëjë një “ndjesë” ndaj bëmave që i ka krijuar familjes së tij, partnereve dhe nënës së tij. 
Por, ndonëse para delegatëve la të kuptohej se tashmë po “ndreqej”, më shumë recitali i Ramës, ishte një karshillëk ndaj librit të Ben Blushit i cili tashmë është në treg, ndërsa “Kurbani” i Ramës do vazhdojë të recitohet edhe për 2-3 ditë të tjera. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›