E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsultimi me parlamentin, e vetmja mënyrë për të respektuar Kushtetutën

06-11-2011 / Gazeta 55

Dekretet - deputetët e PD, letër Topit

Deputetët demokratë të Komisionit Parlamentar të ligjeve i kërkojnë Presidentit, që çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Në mesazhin e tyre, deputetët demokratë i kujtojnë kreut të shtetit, votimin e dekretit për kreun e KLSH, i cili si asnjëherë tjetër, ka marrë vetëm një votë. “Ditën e enjte, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, që nga viti ’91, një dekret në Kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë”, thuhet në letrën e deputetëve demokratë.
Bëhet fjalë për votimin në parlament të dekretit të Topit për emërimin e Sali Shehut, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili nuk gjeti përkrahjen e mazhorancës, por as të opozitës. Anëtarët e komisionit të ligjeve, i sjellin në vëmendje presidentit veprimin antikushtetues, teksa theksojnë se dekreti për Sali Shehun Kryetar të KLSH-së, ishte propozim në shkelje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Deputetët demokratë të Komisionit te ligjeve, duke respektuar Presidentin e Republikës, i kërkojnë atij që, çdo propozim që kërkon miratimin e Kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo sipas tyre, është e vetmja mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me emërimin e krerëve të institucioneve Kushtetuese dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, thuhet se propozimet e kreut të shtetit duhet të bëhen në konsultë me Kuvendin, pasi pëlqimi i legjislativit sipas këtij vendimi nënkupton dakordësinë e tij për dekretet që kreu i shtetit, i çon për votim. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›