E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Njësia e kontrollit të autostradave do ndikojë uljen e aksidenteve


Qendra e Njësisë së Kontrollit të Autostradave do të jetë një njësi që do të ndihmojë në uljen e aksidenteve rrugore si dhe do të jetë në ndihmë edhe të punonjësve të policisë rrugore në zonat e turistike. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha në përurimin e kësaj njësie ku është njohur edhe me aparatuart dixhitale dhe me radarët të cilët identifikojnë makinat që shkëlin rregullat e qarkullimit rrugor.
Por Basha ka kërkuar edhe ndihmën e deputeteve si të majtë ashtu edhe të djathtë për ndryshimin e kodit rrugor në lidhje me penalizimet e kundravajtësve.

Kjo njësi tashmë e krijuar pas riorganizimit të strukturës së Policisë Rrugore ka në funksion sistemn Scout, një sistem modern i integruar që mundëson fotografimin, filmimin dhe transmetimin online të informacionit në sallën e komandimit.
Ky sistem ndërlidhet me sistemet e tjera të policisë, me sistemin e të dhënave kriminale, identifikon shkelësit e rregullave në trafik vetëm , mospagimin e masave administrative nga kundravajtësit, makinat e vjedhura vetëm duke identifikuar targën etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›