E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Nuk u kërkua kufizimi i mandatit për zgjedhjet e 2009

Dy ditë më parë ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha i cilësoi si absurde lajmet e përhapura se Tirana zyrtare kërkonte largimin apo kufizim të mandatit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri. 

Në një deklaratë publike, Basha “Shpreh keqardhjen e saj në lidhje me keqinformimin, që po i bëhet këto ditë opinionit publik, në lidhje me mandatin e prezencës së OSBE-së në Shqipëri”. “Duke i konsideruar abuzive dhe të pavërteta pretendimet e ngritura në disa mjete të informimit mbi këtë çështje, MPJ deklaron se nuk është kërkuar asnjëherë kufizimi i prezencës së OSBE-së apo i rolit të saj, në lidhje me zgjedhjet. E kundërta është e vërtetë. Ministria ka kërkuar përqendrimin e rolit të OSBE-së në lidhje me sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe reformën zgjedhore”, thuhet në një njoftimin për shtyp. MPJ, sipas deklaratës, prej më shumë se 3 vitesh, është angazhuar në një dialog të hapur me OSBE-në, të trashëguar nga qeverisja e mëparshme, në qendër së të cilit është përshtatja e rolit të OSBE-së, në përputhje me realitetet e reja në vend. MPJ i përmbahet qëndrimit se, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe reforma zgjedhore janë dhe mbeten fushat më prioritare të bashkëpunimit me OSBE-në, ku ndihma dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm i OSBE-së është dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Po kështu reforma në drejtësi dhe projektet e përbashkëta të mirëqeverisjes mbeten fusha prioritare të bashkëpunimit OSBE-Shqipëri”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni. “Nuk është kërkuar asnjëherë kufizimi i prezencës së OSBE-së apo i rolit të saj në lidhje me zgjedhjet. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme bën të ditur se, ka kërkuar përqendrimin e rolit të OSBE-së në lidhje me sigurimin e zgjedhjeve të lira. MPJ i është përmbajtur me përpikëri këtij qëndrimi në gjithë dokumentet e saj. Çdo interpretim tjetër, në veçanti pretendimi se MPJ ka kërkuar kufizim të rolit të OSBE-së në lidhje me zgjedhjet, është i pavërtetë dhe absurd”, përfundon deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›