OSBE: Jo ndryshim mandatit në Shqipëri
OSBE është e gatshme të vazhdojë mandatin e saj në Shqipëri, pa ndryshuar objektivat e mëparshme.
BLEDAR HOTI
Këtë e konfirmon drejtuesi i radhës së prezencës së OSBE-së, ministri i Jashtëm finlandez, Aleksandër Stubb, i cili ka deklaruar se, po ndjek nga afër debatin e hapur këto javë në Shqipëri mbi rolin e OSBE-së. Stubb ka bërë ditur gjithashtu se, OSBE do të vazhdojë të jetë prezent mbi mandatin, që ajo ka pasur që në fillimet e saj, pra duke kontestuar në mënyrë indirekte kërkesën e diplomacisë shqiptare mbi ndryshimin e punës së kësaj organizate ndërkombëtare. Reagimi nga Vjena bën të qartë se, mes selisë qendrore të OSBE-së dhe Tiranës zyrtare ka pasur disa pikëpamje të ndryshme gjatë kësaj kohe, kur mandati i prezencës zyrtarisht sipas vendimit, ka mbaruar më 31 dhjetor të vitit 2007. Pas këtij afati, OSBE-ja po ndjek nga afër qëndrimet dhe vlerësimet, që po mban qeveria shqiptare në lidhje me rolin, që pritet të ketë në të ardhmen prezenca.
Qëndrimi
Deklarata Stubb u bë publike vetëm pasi Ministra e Punëve të Jashtme ka mbajtur një qëndrim zyrtar, në lidhje me rolin dhe mandatin e ardhshëm të OSBE-së. Ndërsa nga selia qendrore në Vjenë, theksohet se “jemi duke ndjekur me vëmendje debatin për largimin e OSBE-së nga Shqipëria dhe dëshirojmë të tërheqim vëmendjen për një letër, që kryetari i radhës së OSBE, ministri i Jashtëm finlandez Aleksandër Stubb, i ka dërguar ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha më 14 korrik të këtij viti ku i thotë ndër të tjera, që OSBE ka luajtur dhe luan rolin e një partneri afatgjatë dhe që i jep ndihmë Shqipërisë, në përpjekjet e saj për të vazhduar reformat demokratike dhe në shtetin e së drejtës”. Në këtë letër kryetari i radhës së OSBE-së thekson se: “OSBE do të bashkëpunojë me Shqipërinë, duke realizuar disa projekte në përputhje me mandatin e prezencës së OSBE, si dhe mbetet e gatshme të vazhdojë punën e saj në të mirë të popullit shqiptar”. Gjithashtu, bëhet e ditur se “OSBE luan rolin e një partneri afatgjatë për të ndihmuar Shqipërinë, që të vazhdojë reformat dhe kërkon të bashkëpunojë me të, në një sërë projektesh në përputhje me mandatin”. Përplasja mes shtetit shqiptar dhe OSBE-së u bë publike nga qëndrimi i një diplomati amerikan, i cili zhvilloi një takim me përfaqësues të medias. Kjo solli më pas dhe reagimet e ndryshme për këtë çështje. Mandati i OSBE-së në Vjenë pritet të jetë pjesë e diskutimeve me palën shqiptare, ku do të vendoset përfundimisht mbi rolin e këtij organizmi ndërkombëtar në Shqipëri. Aktualisht, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë është Robert Bosch. OSBE po fokusohet në punën e saj kryesisht në hartimin e Ligjit të ri Zgjedhor, e cili ka asistuar dhe do asistojë në mbledhjet e komisionit të posaçëm për Hartimin e Kodit të ri Elektoral.