“Të hapet diga”?
YLLI DYLGJERI
Po, po, jemi në një situatë alarmante dhe për të na e qarë hallin. Fushat sportive, sheshet, pishinat, Kopshti Botanik e Zoologjik, Garda e Republikës dhe bile dhe kodrinat përreth liqenit Artificial të Tiranës janë në projekte për t’u betonuar! Si pengese për mosfunksionimin si zonë sportive bashkia përmend në relacion ekzistencën për një farë kohe të një ndërmarrjeje të prodhimit të fidanëve në të gjithë zonën, që e pengonte zhvillimin e mjediseve sportive, etj., etj., broçkulla si këto! “Urbanistikë praktike” quhet në gjuhën e shkencës urbane. Do të mbetet vetëm lapidari në majë të kodrës që qëlloi Asamblenë Tradhtare me top në tetor 1943-it.
- Kush e tha?
- Dylgjeri?
- Jo!
- Bashkia e Tiranës?
- Ju afrove qerrata!
- Studio holandeze e projektimit?
- Po.
“Gjithçka do të jetë e betonuar me kujdes. Qytetari që do të shëtiste nëpër rrugët që parashikon projekti holandez nuk do t’i duhet të mbajë me vete as çadër për t’u mbrojtur nga shiu, biles një inxhinier spanjoll urban shkoi edhe më përtej, na sqaroi se me projektin e tij jemi të mbrojtur edhe nga dielli. Pas këtij projekti gjigand, shprehja latine ku hyn dielli nuk hyn doktori, do të zëvendësohet me shprehjen popullore shqiptare: Ku hyn Rama nuk hyn Doktori dhe... anasjelltas: Ku hyn Doktori nuk hyn Rama. Gojët e liga thonë se këta të dy, gjatë rrugës për në konferencat e shtypit edhe përplasen, por në rrugët e maketeve të kartonit që do të prezantohen në KRRTRSH nuk do të përplasen kurrë. A ju kujtohen filmat e kartonit “Tom&Jerry”, ose, a ju kujtohet gorilla King Kong? Tamam ashtu do kacavirren dhe shtrëngohen majave te kullave 12 e 33 kate që do të ndërtohen përreth liqenit Artificial të Tiranës. Gjithsesi ngushëllime…projekti spanjoll dështoi. Triumfoi djali i gjatë holandez me projektin modern, polifunksional, e të standardeve bashkëkohorë.
“Ky kompleks i ri ndërtimi, më sqaroi një... imprenditore shqiptar me emrin Luciano, do të jetë edhe më i madh se vetë kapitalizmi. Politika e re, paralelisht me ndryshimet në PS-së, nisi të shndërroje edhe hapësirën dhe formën e qytetit. Trumbetimi i faktit se veprat do kryhen në interes dhe në të mirë të popullit është një dukuri e re e të gjitha vendeve ish-socialiste të Evropës Qendrore. Pra, do të ngrihen komplekse të tjera të mëdha banimi për t’ia ndryshuar faqen kryeqytetit.
“Bukur shumë”, i përgjigjem unë si...UFO. Po shoku Neritan, Kastriot...plakat e tua e qindra të rinj ku do të vrapojnë, stërviten apo shëtisin pas këtij projekti me pushtetarët? Apo, urbanistët holandezë kanë pranuar se është qeveria ajo që i jep formë qytetit dhe jo familjet dhe tregtia? Unë e di se epoka kur sistemi urbanistik sundohej nga shteti ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, apo kontrolli urbanist ka falimentuar së ekzistuari se është kapur nga korrupsioni? Nëse biem dakord me Politikën e re të z. Rama, atëherë ajo kërkon edhe demokratizimin e proceseve urbanistike. Pjesëmarrja e qytetarëve ose transparenca siç i thonë sot, janë thelbi i besimit në proceset urbanistike.
- Të dëgjojmë njerëzit “pa shkollë”, thua ti?
- Ke frikë nga “tirania e turmës” imprenditore? Ne të paditurit me ç’po ndodhte në bodrumet e bashkisë vetëm pardje u njohëm me skandalin, nga zëri i LSI-së.
- Më pas lexuam edhe shqetësimet e ambientalistit L. Ferruni, për t’u mbrojtur nga ”gogoli” i qytetit “të paligjshëm” në ambientet rreth liqenit Artificial të Tiranës.
- “Do ketë baypass-e ajrore e stola për kalimtarët!”, më përgjigjet Luciano.
- Rrofsh Luco, po baypass-et e zemrës së vjehrrës sime kush do i shërojë... studioja holandeze? Ku do shëtisin qytetarët?
- Periudhë kalimtare amiko, paraja ajo i rregullon të gjitha.
- Kështu, mendon ti, por unë kam dëgjuar një variant të provuar edhe herë tjetër.
- Pa ma thuaj njëherë?
- Të hapet diga e liqenit! Ajo i rregull këto punë. Ustallarët e digës erdhën, edhe miku im, çuni i të ndjerës Bale këtu është, e nëse edhe shpërthimi i ujit të liqenit nuk e zgjidh, atëherë të hapen portat e kafazit të ariut, ujkut e ku di unë, në Kopshtin Zoologjik. Egërsirat kanë gjuhën e tyre.