Berisha me pushime,fotot duke notuar në plazhin e Dhërmiut
GOSSIP PANORAMA
Më në fund edhe kryeministri Sali Berisha i është dorëzuar vapës së gushtit.Nëse është deklaruar së fundmi në media
se kryeministri nuk bën asnjëherë pushime,kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ai duket se ka gjetur pakëz kohë të lirë për t’u kredhur në ujërat e ftohta të detit Jon, pikërisht pak metra poshtë rezidencës qeveritare në Dhërmi, ku ka qenë në fundjavë nën shoqërinë e familjes së tij. Berisha është freskuar në det, madje ka kaluar minuta të tëra në ujin e kripur, duke zbuluar kështu edhe një tjetër pasion të fshehur, atë të sportit të notit. Por, nëse aty përqark nuk duhet të ishte i pranishëm askush, përveç një barke shoqëruese që i qëndron gjatë gjithë kohës nga afër. Por duket se një foto,origjina e së cilës nuk dihet ende ka fiksuar momentet verore të kryeministrit, madje edhe teksa ai ka qenë duke buzëqeshur
përpara objektivit. Një buzëqeshje që nuk është shtrënguar as nga kripësia e detit, ndoshta për të pozuar ashtu siç ndodh ngado, me kolegët e tjerë të politikës në të gjithë Evropën dhe më gjerë, zakonisht para paparacëve. Fundja, pushimet janë dhe për politikanët dhe përpos fjalës së dhënë se nuk do të bëjë asnjë ditë pushim në piskamën e gushtit. Por nëse gjatë intervistave të shkuara ai ka pohuar se mes dilemës për të zgjedhur pushime në det apo
në mal, do të zgjidhte këtë të fundit, sivjet ka preferuar që me familjen e tij të akomodohet në bregdet. Vila e Dhërmiut është një fortesë e vërtetë pushimesh, pasi është Në dispozicion të politikanëve shqiptarë, mes tyre presidenti dhe kryeministri, janë në dispozicion disa nga vilat dhe rezidencat qeveritare mes të cilave në Dajt, Durrës, Vlorë, Lezhë
dhe Pogradec. Rezidencat qeveritare Edhe Berisha di të notojë larg vëmendjes së pushuesve, me një plazh të vogël dhe të kufizuar vetëm për Berishën, i cili duket se këtë herë ka rënë në grackën e fotografit, për të treguar edhe një anë tjetër:
atë të një kryeministri që dashuron tej masë veçanërisht sportet e ujit.
PUSHIME KALIMTARE
Fundjavat e kësaj vere, kanë qenë më shumë udhëtime të vrullshme politikë për të prerë sa më shumë shirita, sesa pushime me plot kuptimin e fjalës për kryeministrin. Por, kur ka ardhur rasti, ai e ka shfrytëzuar atë teksa ka udhëtuar në bregdet për t’u çlodhur dhe pushuar në këtë sezon. Pas bilancit të tri viteve qeverisje, këto fundjavat verore të Berishës,
nuk janë as më pak, as më shumë, veçse pushime kalimtare. Ai është zhvendosur për disa orë në rezidencën qeveritare, larg zhurmës së kryeqytetit, polemikave politike apo shkresave pa fund dhe detyrave të tjera, që duhet t’i përmbushte brenda të zyrës me ajër të kondicionuar. Vila e Dhërmiut, e cila më parë ka qenë 100 për qind në dispozicion të ish-presidentëve, gjatë këtij sezoni, ka qenë për fundjavë vetëm për kryeministrin dhe familjen
e tij. Ndërkohë që në dispozicion të Berishës gjatë sezonit të verës janë gjithashtu edhe rezidencat e Vlorës, Durrësit dhe Pogradecit, gjithmonë në gatishmëri, në rast se kryeministri do të preferojnë që do të zhvendoset kalimthi në
njërën nga këto vila qeveritare.
VERA E DEPUTETËVE
Pas 1 gushtit, pasi kanë lënë sallën e Kuvendit, deputetët kanë ndalur vrapin në plazhe dhe pishina. Pjesa më e madhe ka preferuar rivierën për të pushuar, ndërsa pjesa tjetër ka planifikuar që gjatë këtyre ditëve të qeta dhe pa debate politike, të udhëtojnë plazhet e kushtueshme jashtë vendit nga Turqia deri në Azi. Një pjesë kanë zgjedhur të kalojnë këto
ditë pushimesh me familjet, ndoshta për të kompensuar periudhën e mungesave larg tyre, për t’iu rikthyer sërish rutinës
në shtator.