E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në Këshillin bashkiak, të majtët akuzojnë Bashën për bllokim

Të majtët akuzojnë kreun e bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për bllokimin e mbledhjes së këshillit bashkiak e cila sipas tyre ishte parashikuar për paraditen e sotme.

Pasi kanë pritur për 1 orë që të hapej dera ku zhvillohen mbledhjet e këshillit bashkiak, këshilltarët e LSI-së dhe të PS-së e kanë zhvilluar mbledhjen në zyrën e ketyre të fundit.

Ndërkohë më herët, Kryetari i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi është shprehur se është ndërruar brava e dyerve në mënyrë që mos të zhvillohet mbledhja.

Kërkoj të zbatohet ligji dhe vullneti i shumicës. Jemi përballë një fakti qesharak,  janë ndërruar bravat e dyerve. Veprimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha është qesharak prandaj i bëjmë thirrje të zbatojë ligjin. Ne nuk kemi vullnet për të bllokuar dhe nuk jemi as për konflikt politik.Kërkesa drejtuar bashkisë vjen nga 31 këshilltarë. Basha të lejojë shumicën të ushtrojë detyrën është shprehur Dalipi.

Ndërsa Shezai Rrokaj theksoi se këshilltarët e majtë janë shumica në këshillin bashkiak dhe si të tillë duhet të respektohen.

Nuk jemi mazhorancë e stisur por mazhorancë ereale në këshillin bashkiak u shpreh Rrokaj.

Në mbledhjen e sotme, këshilltarët e majtë do të kërkonin shkarkimin e kryetarit të këshillit bashkiak Njazi Kosovrasti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›