Basha: PS-PD zbatuan rekomandimet e Geixh
06/03/2005 Krerët e Ballit Kombëtar kanë kritikuar dje marrëveshjen e arritur mes socialistëve dhe demokratëve për ndarjen e re elektorale. "Në të njëjtën linjë është konceptuar dhe zbatuar edhe marrëveshja bipartizane për ndarjen e zonave elektorale. Kjo marrëveshje ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën e mëparshme për ndarjen e zonave elektorale, duke shkaktuar një konfuzion të thellë, i cili do të shoqërohet me pasoja të thella gjatë fushatës dhe në procesin e votimit. Efektet e vizitës së Nikolas Geixhit vitin e kaluar po shihen qartë ku Delvina dhe Himara, zona të thekura shqiptare, trajtohen si zona minoritare. Kjo është një gafë e madhe politike, por edhe një turp, efektet e së cilës do t’i ndjejmë shumë shpejt pas zgjedhjeve", tha Basha.