PLL përshëndet raporterët e KE
06/03/2005 Legalistët kanë përshëndetur dje qëndrimin e raporterëve të KE-së, mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. "Reporterët e Këshillit të Evropës deklaruan se Kodi elektoral është tejet i politizuar. Ky deklarim është në rezonancë të plotë me deklarimin e kahershëm të PLL se kodi elektoral është hartuar në mënyrë të tillë që të ruajë dominimin e dy forcave të mëdha: PS dhe PD. Futja e Mbretit Leka I në arenën politike, nëpërmjet ideimit dhe udhëheqjes prej tij të LZHK-së, natyrshëm ka tronditur monopolin politik të dy partive të mëdha, të cilat konsumimin e tyre po përpiqen ta kompensojnë përmes skemave, produkt të marrëveshjeve bilaterale që janë jo vetëm në dëm të forcave të tjera politike, por çka është më e rëndësishme edhe në dëm të Shqipërisë, shqiptarëve dhe të ardhmes demokratike", shprehet PLL në një deklaratë për shtyp.