E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Pa vonesë, plani i detajuar urbanistik i Tiranës

04-08-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë takon përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës takoi dje përfaqësuesit e Agjencisë Japoneze, për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Agjencia Japoneze është e angazhuar në Tiranë, me projektin për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza. Kryetari i Bashkisë Basha, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, u kërkoi përfaqësuesve japonezë angazhim, në hartimin pa vonesë të planit të ri urbanistik të qytetit.
“Është e rëndësishme të nisë pa vonesë, hartimi i planit të detajuar të zhvillimit urban për qytetin”, tha Basha.
Kryetari i Bashkisë u kërkoi ekspertëve japonezë, që gjatë punës të mbahen parasysh dy parimet kryesore: vlerësimi i drejtë i pronës private dhe zgjerimi i hapësirave publike për  parqe, lulishte, shkolla, çerdhe, apo institucione kulturore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›