E Diel, 1 Nëntor 2026

“Prioritet, zgjidhja e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve”

04-08-2011 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Lulzim Basha takon ambasadoren e Francës në Tiranë Daviet dhe atë turk Asan

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha mori dje urime për detyrën e tij të re, nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hasan S. Asan. Ambasadori turk i shprehu Bashës për detyrën dhe i konfirmoi mbështetjen e qeverisë së tij, për të bashkëpunuar me Bashkinë e Tiranës. Basha e informoi ambasadorin turk, mbi prioritetet e administratës së tij dhe projektet që ka Bashkia, për të përmirësuar cilësinë e jetës në Tiranë.
Basha dhe Asan biseduan edhe për projekte konkrete, lidhur me hapësirat publike.
Po dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha takon dhe ambasadoren e Francës në Tiranë, Maryse Daviet. Ambasadorja e Francës e uroi Bashën për detyrën e kryebashkiakut, dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së saj, për të ndihmuar dhe mbështetur Bashkinë e Tiranës.
Lulzim Basha ndau pikëpamjet e tij, mbi administrimin e qytetit me zonjën Daviet dhe e informoi mbi prioritetet e administratës, për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që Basha e falënderoi ambasadoren franceze, për ofrimin e bashkëpunimit dhe shprehu vullnetin për të rritur dhe forcuar projektet e përbashkëta, në funksion të qytetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›