Basha: Plani i ri Urbanistik i Tiranës gati brenda 10 muajsh
09/09/2011 Detajet e para se si do të ndryshojë kryeqyteti
Ngrihen grupet e punës që do të merren me konceptimin e planit territorial të kryeqytetit
Mungesa e një plani rregullues prej vitesh ka bërë që kryeqyteti të përballet me probleme të shumta, si: trafik i rënduar, ndërtime pa kriter, probleme me mjedisin etj., duke ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve. Por këtij çorganizimi kaotik pritet t’i japë zgjidhje plani i ri rregullues i kryeqytetit, që është parashikuar të jetë gati brenda dhjetë muajve të ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, i cili gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar të parin takim konsultativ me ekspertë të fushës. Në takimin e parë këshillimor ishin të pranishëm përfaqësues të njohur të botës universitare në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe emra të njohur të artit dhe kulturës. “Ky plan synon të zgjidhë konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve, të zgjidhë problemin e rritjes demografike, problemin e trafikut dhe të grackave të tjera me të cilat ndeshen qytetarët e Tiranës çdo ditë. Plani do të balancojë interesat private me apo publike dhe do të bëhet në bashkëpunim të gjerë dhe do të gjejë konsensus maksimal. Procesi do të jetë transparent dhe larg rrjetit të interesave klienteliste”, - ka pohuar kryebashkiaku Basha. Gjatë këtij takimi është bërë prezantimi i tri grupeve: ai teknik, këshillimor dhe ai Gis, që do të ndihmojnë në hartimin e planit strategjik për zhvillimin e kryeqytetit. Këto grupe do të ndihmojnë në hedhjen e ideve mbi planin strategjik të zhvillimit hapësinor dhe ekonomik të qytetit, planin rregullues dhe planin e infrastrukturës. Konceptimi i këtij grupi pune përbëhet nga grupi këshillimor i ekspertëve, ku bëjnë pjesë akademikë dhe drejtues universitetesh; grupi teknik, ku përfshihen inxhinierë dhe arkitektë; dhe grupi i analizave GIS. Duke iu referuar problemeve të ndodhura në vite, Basha ka deklaruar se “është e domosdoshme që të zgjidhim një herë e mirë konfliktin artificial midis qytetit dhe qytetarëve, luftën e përditshme midis qytetit të vjetër dhe grackave që ai ngre për qytetarët në çdo cep të tij, që nga sheshi ”Skënderbej” i bllokuar, tek trafiku i asfiksues në orët e mëngjesit dhe të pasdites, te qyteti pa sy, pa semafor, tek trotuaret e pushtuara apo të bllokuara, te lulishtet e shkulura apo të munguara”. Për këtë, sipas kreut të bashkisë, është menduar që hartimi i planit të bëhet në një frymë bashkëpunimi dhe koordinimi edhe me komunat dhe bashkitë rreth Tiranës. “Pse jo nesër përmes këtij plani të arrijmë në administrimin e përbashkët të disa çështjeve që kërkojnë bashkëpunim me komunat dhe bashkitë përreth. Kjo mund të sigurohet vetëm në bazë të një procesi serioz konsultimi publik.” Po ashtu plani urbanistik do të jetë në bashkëpunim me botën akademike, e cila do të jetë bashkëpunëtorja kryesore në këtë plan. “Kemi promovuar debat serioz mbi trafikun, hapjen e vendeve të punës, ekonominë. Kemi promovuar debate për çështje mbi sfidat e pushtetit lokal, duke ofruar një platformë konkrete bashkëpunimi për planin urban, ku të jetë i pranishëm çdo qytetar”, - theksoi më tej Basha.
Partneriteti me biznesin
Kryebashkiaku Basha ka deklaruar gjatë takimit se në hartimin e këtij plani do të merren parasysh shqetësimet e kontributorëve kryesorë të ekonomisë së qytetit, biznesit, investitorëve, të cilët janë motorët e zhvillimit ekonomik të kryeqytetit dhe kontributorët kryesorë në hapjen e vendeve të punës. Për këtë synohet ndërtimi i një partneriteti me sektorin e biznesit, çka do të sjellë shembjen e modelit të pengmarrjes së biznesit. “Ne e konsiderojmë sektorin e biznesit si motorin kryesor ekonomik, por do të mbrojmë njëkohësisht interesin publik, duke krijuar klimën e nevojshme për të rritur cilësinë e jetës dhe punës në kryeqytet. Synimi kryesor i kësaj qasjeje është që duke ndërtuar ekipe me një pjesëmarrje sa më të gjerë, ta nxjerrim procesin e planifikimit urban nga rrjeta klienteliste, që i ka zënë frymën zhvillimi territorial Bashkisë së Tiranës dhe ka bllokuar sektorin e ndërtimit për vite me radhë”, - ka pohuar Basha.
Jorgaq Kaçani, rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës
“Universiteti Politeknik i Tiranës vë në dispozicion potencialin e madh të studentëve që ne kemi, dhe janë specialistët më të mirë që ne do të përgatitim dhe që nesër do të punësohen në bashki e kudo. Ne kemi stafin akademik, i cili do të bëjë kualifikimet e veta për master, për doktoraturë etj. dhe të gjithë produktin e vet ta ketë pikërisht produktin e Bashkisë së Tiranës. Kjo do të jetë një përgjegjësi e gjithsecilit për të realizuar më të bukurën. Jam dakord të institucionalizojmë marrëdhëniet dhe të nënshkruajmë një kontratë midis Universitetit Politeknik dhe Bashkinë e Tiranës. Ne po përgatitim këtë draft, duke caktuar detyrimet e ndërsjella, në mënyrë që kjo të marrë një rrugë zyrtare dhe një rrugë me përgjegjshmëri institucionale dhe profesionale.”
Kujtim Çashku (regjisor)
“Ne jemi në një situatë që duhet të shtensionojmë sa më shpejt qytetin, duke qenë se ka një temperaturë shumë të lartë tensioni, nervozizmi, që shfaqet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Bërthama, kërthiza e qytetit është sheshi “Skënderbej”. Në një takim që kemi pasur me shoqatën “Tirana”, unë hodha idenë që të paktën të bëhet “një ngrirje” dhe ajo që do sugjeroja është që ai shesh të kthehet në një park vjenez për të mbjellë gjelbërim atje e për të hapur arteriet, rrugët. Kjo është një ndër gjërat prioritare, duke qenë se do të fillonte të qetësohej ky tension i brendshëm brenda shoqërisë. Një shenjë pozitive është ajo që po punohet në Rrugën e Elbasanit për Unazën e Madhe, shenja e dytë pozitive, që nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me pritshmërinë e planit rregullues.”
Zhani Ciko (drejtor i TOB-it)
“E quaj veten të nderuar që marr pjesë, pasi edhe opinionet e shprehura në aspektet inxhinierike, arkitektonike, teknike, urbanistike etj. janë bazë, por dhe opinionet e shprehura në fusha të tjera ndihmojnë për të forcuar aspekte që kanë të bëjnë me komunitetin, vlerësimin dhe me ato gjëra që i përkasin perspektivës. Për mua një nga bilancet më të rëndësishme është ajo zgjidhje që do të ofrohej edhe nga pikëpamja kulturore dhe e kulturës së bashkëjetesës. Duhen pasur parasysh resurset natyrore dhe vlerat historike që ka Tirana e po ashtu edhe resurset në drejtim të mjediseve kulturore. 100-vjetorin e Pavarësisë nuk mund ta presim me aspekte të tilla konfliktuale si sheshi “Skënderbej”. Puna me komunitetin mund t’u japë zgjidhje e të realizojë shumë gjëra.”
Andrea Maliqari (arkitekt)
“Ajo që doja të theksoja se janë tri elemente të rëndësishme në hartimin e këtij plani: së pari, sfida; së dyti, vlerësimi; dhe së treti, pjesëmarrja. Si rrallëherë në historinë e Bashkisë bota akademike është kaq prezente në këtë plan rregullues. Me rëndësi është pjesëmarrja e gjerë e qytetarëve në këtë plan rregullues; dhe së katërti, transparenca aq e domosdoshme në suksesin e një plani rregullues. Të tëra këto elemente do të doja t’i shikoja si element të rëndësishëm në hartimin e planit rregullues dhe duhet përcaktuar pesha që do ketë secili nga këto elemente, në suksesin e planit rregullues. Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit është i gatshëm të kontribuojë në suksesin e tij, duke vënë në shfrytëzim të gjitha kapacitetet për realizimin me sukses të këtij plani.”
Nevila Nika (historiane)
“Ju falënderoj, sepse unë kam qenë pjesë e “Iniciativës për Tiranën”, ndaj mendoj se duhet të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij forumi. Ju jemi mirënjohës, zoti kryetar, se na nderuat. Ishim pak të ndrojtur kur ju folëm, ndonëse nuk ishit ende kryetar bashkie. Ju vazhdoni të na nderoni, ndonëse nuk jemi pjesë e fushës. Dëshiroj të ketë zgjidhje të menjëhershme, mundësisht si me “shkopin magjik” për sheshin. Tirana ka shumë probleme. Dikur Tirana kishte 9 banja publike, ndërsa sot nuk ka asnjë. Kam edhe një kërkesë për bashkinë e vjetër. Kur ju dolët dhe bëtë prezantimin, zoti Basha, nuk kishit ballkon, atë që ka pasur bashkia. Uroj që plani që do të bëhet të ketë konsensusin dhe të gjithë të japin kontributin e tyre.”
Ekspertët e grupit të punës për konceptimin e planit territorial të Tiranës
- Grupi këshillimor i ekspertëve përbëtë nga Ardian Civici - pedagog, UET; Henri Cili - pedagog, UET; Agron Lufi - pedagog, arkitekt; Andrea Maliqari – pedagog, arkitekt; Jorgo Kacani - rektor, UPT; Dhori Kule - rektor i Universitetit të Tiranës; Engjëll Dhrami - arkitekt, Universiteti “Polis”; Besnik Aliaj – rektor, Universiteti “Polis”; Kujtim Cashku - regjisor, akademia "Marubi”; Amik Kasoruho - ekspert, shoqëria civile; Edlir Vokopola - ekspert i çështjeve urbane, shoqëria civile; Romeo Hanxhari - ekspert mjedisi; Zhani Ciko - drejtor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit; Enver Faja - arkitekt, Universiteti UFO; Nevila Nika - historiane, Arkivi i Tiranës; Sokol Dervishi - pedagog, Universiteti “Epoka”; Gjergji Sinani - pedagog, Universiteti i Tiranës; Grida Duma - pedagoge, Universiteti i Tiranës; Arben Tafaj – kryetar i shoqatës "Tirana".
- Grupi teknik përbëhet: Flamur Kuci - arkitekt (drejtues i grupit teknik); Gjergj Bakëllbashi - arkitekt, drejtor i planifikimit urban, BT; Engjëll Dhrami - arkitek; Henrik Hysenbegasi - arkitekt, drejtor i Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik dhe Territorit, BT; Renato Barbullushi - inxhinier, drejtor i Kontrollit të Zhvillimit Urbanistik, BT; Andrea Maliqari – arkitekt; Besnik Aliaj - rektor, Universiteti "Polis"; Artan Raca - arkitekt; Enton Nauni – arkitekt; Ali Dhimo – arkitekt; Kreuza Leka - arkitekte, AKPT; Jamarbër Malltezi - ekspert mjedisi, shoqëria civile; Arben Shtylla - arkitekt; Mehmet Kruja - inxhinier, Drejtoria e Planifikimit Urban, BT; Gjergji Papavasili - arkitekt, Drejtoria e Planifikimit Urban, BT; Rudolf Shllaku- arkitekt, qarku Tiranë; Artur Roshi - Instituti i Ndërtimeve; Dhurata Çupi- juriste, drejtore juridike, BT.
- Grupi i analizave GIS me përbërje: Arbër Hysi - inxhinier informatik (drejtues i grupit të analizave GIS); Edmond Lekaj - inxhinier gjeodet; Alfred Beqirllari - inxhinier /f.n
Zgjerimi i kryeqytetit përtej skemës tradicionale
Besnik Aliaj, orientimi i qytetarëve
dhe biznesit për ndërtimet
Hartimi i planit duhet të mbajë parasysh zgjidhjen e problemeve të mprehta, që prej kohësh janë kthyer edhe në objekt konfliktesh ndërmjet qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme të biznesit. Për këtë gjatë diskutimeve mbi prioritet që duhet të ketë plani urbanistik i kryeqytetit, eksperti i fushës Besnik Aliaj, njëherësh dhe anëtar i këshillit bashkiak, ka kërkuar nga grupi hartues që të ndihmojë në vendosjen e balancave të duhura ndërmjet problemeve që kanë qytetarët dhe subjektet e biznesit. “Nëse një qytetar kërkon të vijë në Tiranë dhe të ketë një banesë, ai nuk duhet të jetë në dorën e spontanitetit. Bashkia duhet t’i ndodhet dhe ta orientojë si dhe ku mund të ndërtohet, një truall të caktuar, ku mund të shkojë dhe të bashkëpunojë më sektorin privat, ku duhet orientuar sektori privat që të përgatisë banesa, jo vetëm nga ato që janë të shtrenjta, por edhe nga ato të karakterit social, të përballueshme nga qytetarët. Me pak fjalë, ne duhet t’u japim alternativë të përballueshme si njerëzve dhe biznesit”, - ka deklaruar Aliaj në fjalën e tij. Më tej Aliaj ka sqaruar se duhet të shkohet drejt një skeme që do ta shtrijë Tiranën përtej asaj skemës apo njollës tradicionale që ne kemi në mendjen tonë, qoftë stacioni i trenit, Zogu i Zi, Kinostudioja, sheshi “Nënë Tereza”. Këta nuk duhet të konsiderohen më si kufijtë e fundit të kryeqytetit, por si një pjesë qendrore të qytetit. “Tirana shkon 30-45 kilometra në perëndim, sepse është pjesë e metropolit me Durrësin dhe plazhin. Tirana shkon 15 km në veri me Kamzën, 15 km me komunat e tjera, në lindje apo në pjesën jugore, në drejtim me Elbasanin, madje tenton të lidhet dhe me Elbasanin nëpërmjet autostradës së re, në të cilën po punohet”, - ka përfunduar ai.
Tri dimensionet thelbësore ku do të mbështet
hartimi i planit për kryeqytetin
Dimensioni strategjik, i cili do të parashtrojë për diskutim opsionet strategjike të zhvillimit të qytetit. Këto opsione do të diskutohen gjerësisht me opinionin publik të kryeqytetit. Investimet strategjike, zhvillimi ekonomik dhe diversiteti i modelit ekonomik të Tiranës, buxhetimi publik etj. do të jenë tema reale për të debatuar me opinionin publik, në mënyrë që zgjedhjet e bëra të gjenerojnë një konsensus të shoqërisë së kryeqytetit.
Dimensioni fizik rregullator. Plani rregullues do të jetë guri i themelit për zhvillimin urbanistik të kryeqytetit. Vlerësimi i drejtë i pronave, zhvillimi i moderuar urban, sigurimi i hapësirave të nevojshme publike dhe ndërtimi i lagjeve me një cilësi të konsiderueshme jetese do të mishërohen në opsionet e hedhura në tryezë nga plani rregullues. Ky plan do të jetë një instrument i drejtë për investitorët dhe ndërtuesit për të zhvilluar qytetin dhe jo më një instrument spekulimi me këtë industri.
Dimensioni infrastrukturor. Si dy të tjerat, edhe kjo klasifikohet si një ndër pikat më të rëndësishme për zhvillimin e kryeqytetit. Kjo pasi zhvillimi urban i Tiranës nuk do të kishte kuptim pa investimet e duhura në infrastrukturë dhe pa planifikimin e duhur infrastrukturor. Ka ardhur koha që Tirana të jetë ambicioze edhe në investimet infrastrukturore. Infrastruktura si unaza e madhe apo tramvaji do të mishërojnë edhe në planin e infrastrukturave risitë dhe ambiciet bashkëkohorë të qytetit tonë.