E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha Policia do zbatoje ligjin edhe ndaj imunitareve qe bllokojne rruget

/ /

Ministri i Brendshem zim Basha raportoi dje ne Komisionin e Sigurise ne Kuvend per shifrat e buxhetit 2011 nga ku u shpreh se shifrat jane te mjaftueshme qe Policia e Shtetit te mbroje ligjin. Duke iu pergjigjur pyetjeve te deputeteve te komisionit Basha u shpreh i bindur se policia do te respektoje ligjin edhe ndaj imunitareve qe tentojne te bllokojne rruget per qellime protestash. Ne cdo proteste te ligjshme roli i policise eshte te mbroje qytetaret. Bllokimi i rrugeve eshte veprimtari e denueshme me ligj qe e vendos policine para dy alternativave. Te mbroje ligjin edhe para personave imunitare ose te dorezohet. shte e pafalshme inkurajimi i ketyre turmave por edhe venia ne krye te tyre per te bllokuar akset rrugore. Nuk duhet te ngaterrohen aktivitet politike me kontigjentet kriminale tha Basha. Ai iu referua edhe ngjarjes se fundit ne Dukat duke thene se duke marre dhe shembujt e fundit te tentatives per te politizuar protesten ne Dukat ndonese ishte e qarte se kishte elemente te mireplanifikuar kriminale qe beheshin gati te godisnin efektivat e policise per plot 25 njesi molotov. Ku eshte mbeshtetja e policise ne raste te tilla Pse flitet me dy standarde Protestat paqesore jane e drejte e cdo force politike. Perdorimi i kontigjentit kriminal te skeduar per ti dhene elemente te tensionit social dhe politik protestes eshte i denueshem. Persa i perket buxhetit ai tha se investimet ne teknologji si dhe ne mjaft sektore te tjere kane bere qe Shqiperia te kete nje rritje prej 35 per qind ne evidentimin e krimeve ne vend. Sipas kreut te Ministrise se Brendshme buxheti qe lame pas ishte ai i transformimeve qe cuan ne liberalizimin e vizave per shqiptaret ndersa projektbuxheti i vitit 2011 eshte konkurrues dhe ploteson kushtet per sigurine dhe rendin publik. Ju siguroj se buxheti i paraqitur per 2011 vjen si konsolidim i arritjeve te 2010 arritje te cilat u bene te mundura ne saje te investime te medha qe parashikonte buxheti i 2010 tha Basha. I pyetur nga deputetet ministri tha me tej se jane marre te gjitha masat per rimburismin e oreve shtese qofte edhe oret shtese pas greves se urise. Duhet te jemi te qarte se keto shtesa jane mbi 40 oreshin qe ka hyre ne fuqi dhe nuk ka qene fature financiare modeste. Ai tha me tej se nuk eshte bere ende tenderimi per uniformat e reja te policise dhe pritet te sigurohen fondet perkatese. Nje tenderim qe nuk u be vitin e kaluar per pamjaftueshmeri te fondeve per shkak se prioritet kryesore qe kishin te benin per liberalizimin e vizave kerkuan rialokim e nje shume fillestare e cila ishte e pamjaftueshme per tenderimin e uniformave deklaroi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›